Ambasada Britanike në Tiranë reagon për debatin rreth kompanisë private “Crown Agent”. Në të parin deklarim zyrtar pas “zhurmës” në media, Ambasada britanike deklaron se akuzat për korrupsion ndaj kësaj kompanie janë të rreme dhe praktika të pandershme biznesi.
“ ‘Crown Agent’ vepron në përputhje me legjislacionin strikt të Mbretërisë së Bashkuar mbi praktikat e biznesit dhe me ligjet e vendeve në të cilat është duke punuar. Mirëmbajtja e parimeve më të larta dhe standardeve etike është e rëndësishme për kompaninë , dhe për qeverinë britanike. Projekti i propozuar nga Crown Agents është një temë legjitime për mediat dhe debatin politik .Pa dyshim ka argumente pro dhe kundër një propozimi të tillë. Megjithatë dhe në media kanë bërë akuza te rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents , madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish- anëtarë të shquar të qeverisë britanike. Ata qe merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt propozimit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuar dhe krejtësisht pa baza” thuhet në deklaratë.
Sipas Ambasades britanike, kontraktimi i kesaj kompanie ka ardhur si kerkese e qeverise, pas probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore që e kanë shoqëruar Shqipërinë. Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, thekson Ambasada, ndersa shton se është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Në Shqipëri për disa kohë ka patur probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore. Ka një nevojë të menjëhershme dhe serioze për të rritur të ardhurat nga doganat dhe taksat , në mënyrë që qeveria e Shqipërisë mund të sigurojë shërbimet dhe projektet që janë të kërkuara nga qytetarët e vendit . Ka gjithashtu një kërkesë për ndërtimin afatgjatë të kapaciteteve në fushën e doganave dhe për masa për të ulur nivelin e korrupsionit . Kompania britanike Crown Agents i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor , duke përfshirë elementet e rekrutimit , trajnimit dhe menaxhimit të karrierës . Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar , duke marrë parasysh nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit , dhe koston . Kontrata e plotë ka qenë dorëzuar në Kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj . Megjithatë, është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar . Kjo ishte pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997 , dhe Qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin “Crown Agent”” shprehet Ambasada britanike .
Ne perfundim Ambasada britanike nenvizon se aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetës te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë , duke përfshirë “acquis” si edhe ” guiden doganore ” te BE -së .
“Ajo ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës , dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e Mbretërisë se Bashkuar , Shteteve te Bashkuara dhe Japonise . “Crown Agent” ka menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave me sukses , në Bullgari , Maqedoni, Bosnjë – Hercegovinë dhe Kosovë . Ata që punojnë në projektet e Crown Agents për qeverisjen e mirë dhe të ardhurat, janë gati të gjithë zyrtarë në shërbim apo në pension nga shërbimet britanike doganore , ose te shërbimeve doganore të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetës te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë , duke përfshirë “acquis” (te gjitha parimet, legjislacionin, rregulloret, udhëzimet politike, praktikat dhe detyrimet e rena dakort nga gjithe shtetet anëtare të BE-së) si edhe ” guiden doganore ” te BE -së “.
