MENU
thesari.com © 2001

Arlind Qorri i përgjigjet qenërve të PD - Thesari

E Hënë 27 Shkurt, 2017
Arlind Qorri i përgjigjet qenërve të PD

rd-zharrez-qorri

Aktivisti më i njohur i Organizata Politike, Arlind Qorri, i është përgjigjur me gjuhën e tyre sulmeve që i kanë ardhur nga gazeta Rilindja Demokratike. Kjo gazetë në traditën e ditëve të saj më të zeza nuk i ka duruar dot thirrjet “Ik, ik” që iu bënë Bashës, kur shkoi të takonte grevistët e Zharëzës. Ajo ka nxituar ti etiketojë si “Qorrët e Veliajt” Arlindin dhe mbështetësit e tij që nuk e duaruan dot instrumentalizimin e protestës nga PD.

“Kur në të majtë të kafshojnë pantallonat qentë e PS dhe në të djathtë qentë e PD, tregon se je në rrugë të drejtë. Rrugës së përpjekjes për të mos jetuar qençe” shkroi Arlin Qorri në faqen e tij në Facebook.

Gazeta RD sipas motos kush nuk është me mua është armiku im botoi sot në mëngjes një shkrim denigrues ku i etikentonte këta protestues si marioneta të Veliajt. Ajo shkruante! “Ata që organizonin thirrjet; “Ik, ik, ik” kur erdhi kryetari i opozitës dhe përkrahësit e tyre opozitarë ishin ushtarët marksistë të organizatës sorosiane komuniste, Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit! Ata nuk janë aty për solidaritet, por për ta izoluar grevën, duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj çdokujt që nuk voton Rilindjen!!!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?