MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Avokati i Zharrëzës i përgjigjet Ramës: Ishim thurur aq mirë sa nuk na zgjidhe dot, lëri historitë me Piter Pan! - Thesari

E Enjte 02 Mars, 2017
Avokati i Zharrëzës i përgjigjet Ramës: Ishim thurur aq mirë sa nuk na zgjidhe dot, lëri historitë me Piter Pan!

lapaj-rama

Në fjalën e tij sot në Kuvend kryeministri Rama e akuzonte avokatin e banorëve të Zharrëzës se kishte ‘’marrë peng’’ 7 nga banorët. Ai tha se kur kishte kërkuar që të fliste me grevistët i kishin thënë që të komunikonte me avokatin.

Ndërkohë që para pak minutave ka reaguar edhe avokati i banorëve të Zharrëzës Adriatik Lapaj. Ai ka thënë se pavarësisht tentativave për t’i shthurur nga ana e qeverisë ata kanë ditur të reagojnë mirë.

‘’”Banoret e Zharrëzës mbaheshin peng nga një i ashtuquajtur avokat” kështu paska thënë lideri suprem në Parlament para pak minutash.

Tani këtu une nuk i vë dot faj që ai nuk e di se pengmarrja është vepër e rëndë penale. Nëse unë si pengmarres lihem i lire rrugeve atehere prape lartmadheris i del llogaria gabim se i bie qe nuk paska fare masa mbrojtese per qytetaret.

Zotëri nëse aty ka pasur pengmarrës atëherë ishim grup i madh, ishim avokat, politolog, inxhinier, me profesion, pa profesion, me shkollë pa shkollë…e të jem i sinqertë ishim THURUR aq mirë sa nuk na c’thure dot.

Zotëri merru me punë e lëri historitë me Piter Panin se po të qe si thua ti se hall aty s’kishte atëherë pse u bë nje VKM dhe dy Urdhëra?

Merru të zbatosh ato që u firmosën dje, këtë bëj’’, shkruan Lapaj.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?