MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Ben Blushi: Rama i paaftë. Meta flet me gojën e të tjerëve. Kur do flasi me gojën e vet. (VIDEO) - Thesari

E Enjte 02 Shkurt, 2017
Ben Blushi: Rama i paaftë. Meta flet me gojën e të tjerëve. Kur do flasi me gojën e vet. (VIDEO)

ben-blushi4_1

Deputeti Ben Blushi, prej disa muajsh në krye të partisë LIBRA, pyet nëse ka qeveri që të punojë kur ministri i Drejtësisë thotë se qeveria e gjykata marrin llokmën.

Ai akuzon Kryeministrin Edi Rama si të paaftë dhe kreun e LSI si bashkëfajtor për situatën në vend.

“A ka më qeveri, kur një Kryeministër i thotë ministrit, ha pilaf se nuk do të heqë nga puna sa të mbarosh pilafin. Koalicioni i rilindjes po organizon funeralin e Republikës tonë. Si Rama si Meta janë të dy përgjegjës, i pari është i paaftë, ndërsa i dyti bën gjithçka për të treguar sa i paaftë është i pari. Mbasi shkatërroi PS po shkatërron LSI me ndihmën e pakursyer të Ilir Metës. Kam disa vjet që ja njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte”, u shpreh Blushi në seancën e sotme parlamentare.

Ai shton se kjo situatë nuk e ka mërzitur por i jep kënaqësi, duke thënë se janë dy palë, janë dy rivalë në krim që ligji nuk i kap dhe s’ka për ti kapur për sa kohë e kanë nënshtruar Republikën.

Sipas tij, Meta është bashkëpunëtor i ngushtë në cenimin e stabilitetit.

“O Ilir kur do flasësh me gojën tënde, flet me gojën e Yllit (Manjanit), gojën e Tavos (Vangjel Tavos) dhe Kokës (Lefter Kokës), se Republika jonë është në kaos. Kostoja që paguajmë, është kosto e papunësisë, e kanabisit. Ilir Meta duket si llogaritar, e vetmja gjë që thotë është 71, ky njeri s’ka mendim, ka veç numra”, tha Blushi.

Ai shton më tej se koalicioni i rilindjes është vetëm numra, asnjë fjalë, asnjë punë, por kanabis, papunësi, emigracion, kaos.

Sipas tij koalicioni PS- LSI është koalicion tregtar, vetëm llogari, vetëm tregti dhe llogari numrash.

“I fut kanabis nuk del grurë, i fut drogë, nuk del bukë. I fut një Yll del një Petrit, i fut një Saimir del një Ilir. I fut një Niko del një triko. I fut një tigër del një Luan”, tha Blushi me ironi.

Ai shtoi më tej se numrin 71 nuk kanë për ta marrë jo se është çështje numrash, por se është çështje morali politik.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?