MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Berisha merr në mbrojtje pallatin e Bashës - Thesari

E Hënë 04 Nëntor, 2013
Berisha merr në mbrojtje pallatin e Bashës

sali-berisha-konf

Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka cilësuar “akt banditesk shtetëror të pashembullt në Europën e sotme”, vendimin për shembjen e një pallati në Vlorë.

“Me urdhër të Edi Rames, Policia në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si një bande socialiste, prej më shumë së 24 orësh ka rrethuar me shiritin e zonës së krimit një pallat në qytetin e Vlorës. Ajo nuk lejon banorët e pallatit të hyjnë në apartamentet e tyre ku banojnë dhe që i kanë të blera e hipotekuara në përputhje me të gjitha ligjet e vendit”, shprehet Berisha. 

Sipas tij, “pallati është ndërtuar me leje, në pronë privatë, me kredi bankare dhe është hipotekuar konform rregullave të shtetit”, ndërsa e cilëson vendimin për prishjen e ndërtesës akt urrejtje të Ramës ndaj kundërshtarit të tij politik.

“Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD-së, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje. Ndaj dhe dënon kolektivisht të gjithë banorët e pallatit”, thotë Berisha.

Kjo sjellje, shton Berisha është “dëshmi falgrante e shtetit policor të Edi Ramës, është kushtrim i vërtetë për çdo qytetar për t’u ngritur ndaj akteve shtetërore banditeske më të cilat Rama me urrejtjen e tij, të papërmbajtur dhunon Kushtetutën e vendit, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, përdor antiligjin për të shkatërruar ligjin.”

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?