MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Bojaxhi: Politikanët bëjnë sikur zihen, hipokrizia e tyre duhet shkatërruar - Thesari

E Premte 31 Mars, 2017
Bojaxhi: Politikanët bëjnë sikur zihen, hipokrizia e tyre duhet shkatërruar

bojaxhi-1

Gjergj Bojaxhi thotë se politikanët shqiptarë nuk diskutojnë vërtet, por shtiren sikur grinden dhe se hipokrizia e sjelljes së tyre mund të sfidohet vetëm nga vlerat që mbartin qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë, ka folur mbi parimet mbi të cilat thotë se ka ndërtuar jetën dhe karrierën.

“Për mua ekziston një moralitet i arsyes, një moralitet tipik i njeriut dhe jeta e njeriut është masa e vlerës së vetë moralitetit. Në jetën dhe punën time kam mbajtur këto parime. Dhe krenohem për to. Po të mos e kisha këtë peshë ndershmërie, do isha diku, ose në palën që qeveris, ose në palën që shtiret sikur akuzon.

E kam të qartë se indiferenca jonë eshtë balsam për këtë tip shumice që duken sikur zihen, por thjesht, janë grindavecë të këqinj të tregut të pandershëm politik.

A nuk ia vlen të shkatërrojmë ate hipokrizi të sjelljes së tyre politike me alternativën tonë?” thuhet në postim.

Në vijim, Bojaxhi shkruan se ishin parimet e përbashkëta ato që çuan në organizimin
fillestar të Sfidës dhe se kushdo që beson dhe ka shpresë se ky vend mund të bëhet,
është i mirëpritur të jetë anëtar.

“Ishin njerëz që jetonin sipas kodit tim, kishin po aq shumë vlera sa besoj se mbaj
edhe unë, ndaj u dukëm aq të ngjashëm dhe u bashkuam te ‘Sfida për Shqipërinë’.
Nuk u kam dhuruar atyre që kanë firmuar për të qenë pjesë e Sfidës një rivlerësim, por
vetëm identifikimin e vlerave të tyre. Nëse beson te vlerat e tua, eja me ne. Nëse mendon se ky vend meriton të jetë më i mirë, regjistrohu te Sfida Për Shqipërinë”.

Bojaxhi thotë që beson se njerëzit e ndershëm janë më tepër nga të këqinjtë dhe se ata duhet të ndryshojnë këtë gjendje të vendit.

“Ti, a nuk mendon se je i ndershëm dhe i zoti për të ndryshuar këtë pamje të keqpërdorur dhe të shpërdorur të Shqipërisë? Por edhe të ardhmen e fëmijëve të tu!” përfundon postimin në Facebook Gjergj Bojaxhi.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?