MENU
thesari.com © 2001

Bojërat me përmbajtje plumbi - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
Bojërat me përmbajtje plumbi

leadpaint

Kujdes nga bojërat me të cilat lyhen shtëpitë apo lodrat e fëmijëve të lyera me bojë, pasi përmbajnë plumb. 

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se bojërat e vajit përmbajnë plumb, i cili në disa lloje produktesh jocilësore është në përqindje edhe më të lartë dhe mund të futet në organizimin e njeriut përmes prekjes ose në formën e pluhurit pasi lyerja konsumohet.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, helmimi nga plumbi është shumë i rrezikshëm për shëndetin, sidomos tek fëmijët. Plumbi, sipas tyre, dëmton zhvillimin e trurit, duke rezultuar në ulje të koeficientit të inteligjencës, ndryshim të sjelljes, shpërqendrim të vëmendjes, por ndikon edhe në sëmundjen e veshkave apo të tensionit të gjakut.

"Plumbi përdoret në bojëra si pigment ashtu si dhe agjent tharës. Eshtë shtuar në mënyrë të qëllimshme në bojëra, por problemi më i madh me bojërat është mbasi ato vjetërohen, cipa shpërbëhet dhe kalon në pluhur. Nëpërmjet frymëmarrjes dhe nëpërmjet gojës ne mund të marrim pluhurin, por fëmijët janë më të rrezikuar. Fëmijët për shkak të sjelljes së tyre kanë aftësi të marrin sendet, t'i fusin në gojë, apo thithin ajrin me pluhur. Cdo vit në botë ka 600 mijë raste të reja që shfaqen me vonesë mendore", thotë Lindita Tafaj, specialiste e ISHP-së.

Plumbi gjendet edhe tek baterite, madje ne rrisk te larte jane edhe ata qe merren me riciklimin e baterive.Plumbi eshte konsideruar nga OBSH, nje nder 10 kimikatet me shetesuese per shendetin. Ndaj ky organizem i ben thirrje Qeverive te marrin masa per te eliminuar plumbin nga bojerat.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?