MENU
thesari.com © 2001

CDU-CSI e Merkelit "shuplakë" Shqipërisë për çeljen e negociatave në BE - Thesari

E Enjte 24 Nëntor, 2016
CDU-CSI e Merkelit "shuplakë" Shqipërisë për çeljen e negociatave në BE

Krichbaum-Merkel

Gunther Krichbaum CDU/CSI: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit

Deputeti Gjerman i mbërritur në Tiranë, pjesë e Partisë së Kancelares Angela Merkel, Gunther Krichbaum ka bërë të ditur se Shqipëria është ende larg marrjes së dritës jeshile për çeljen e negociatave në Bashkimin Europian, pasi nuk ka plotësuar kushtet e nevojshme për këtë.

Ai tha se Reforma në Drejtësi, Varfëria, Dekriminalizimi, Reforma zgjedhore, krimi organizuar janë vetëm disa nga pikat që Shqipëria nuk ka realizuar. "Kushtetuesja ka bllokuar një proçes të rëndësishëm për këtë. Ende nuk dihet se kur do zbatoeht. Dekriminalizimi nuk është bërë ende i plotë. Prandaj ne si fuqi politike do propozojmë mos çeljene  negociatave deri në momentin në të cilën progres raporti do të thotë se shqipëria ka plotësuar kriteret. Ne kemi shtatë pika në të cilat bazojmë vendimin tonë. Reforma në Drejtësi duhet të realizohet sa më shpejtë, Dekriminalizimi të jetë i shpejtë dhe i plotë, Reforma zgjedhore sipas standardeve të kërkuara, lufta ndaj krimit të organizuar, trafikut të drogës, ku janë shënuar hapa pas të jepen shenjat të vërteta lufte", tha përfaqësuesi i Budenstagut gjerman.  

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?