MENU
thesari.com © 2001

Cmimi i votës në Dibër ka rënë në 20 mijë lek - Thesari

E Dielë 11 Shtator, 2016
Cmimi i votës në Dibër ka rënë në 20 mijë lek

plaka-vota-diber

Rahim Etemi, vëzhgues nga radhët e PD-së në qendrën 11/00 në Maqellarë, akuzon kryetaren e Këshillit bashkiak të Dibrës, Lule Dani, se ka ushtruar presion duke detyruar një të moshuar të votojë për kandidatin e Partisë Socialiste.

Gazetari i “News24” në Dibër, Enver Doçi, ka tentuar të marrë një deklaratë të palës tjetër lidhur me këto akuza të ngritura nga PD, e ndërkohë ai është shtyrë dhe i është kërkuar të largohet nga komisionerët dhe militantët e PS-së.

Por, pavarësisht presioneve për të mos xhiruar me kamera, gazetari Enver Doçi ka arritur të marrë edhe reagimin e kryetares së këshillit bashkiak Lule Dani, e cila pranon se ka shoqëruar të moshuarën drejt kutisë së votimit por këtë, sipas saj, e ka bërë për ta ndihmuar pasi e moshuara nuk dinte të votonte.

Gazetari i “News24” ka insistuar edhe më tej duke marrë prononcimin e vetë të moshuarës Zelie Gjoni, e cila deklaron se është paguar në shumën 20 mijë lekë të vjetra për të votuar për kandidatin e majtë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?