MENU
thesari.com © 2001

Dalai Lama: "Europa i takon Europianëve" - Thesari

E Premte 14 Shtator, 2018
Dalai Lama: "Europa i takon Europianëve"

dalai-lama

Dalai lama tronditi botën liberale kur i tha një auditori në Malmo, Suedi këtë javë, që refugjatët duhet të kthehen në shtëpi dhe të ndërtojnë vendet e tyre.

Dalai Lama ka thënë se refugjatët duhet të kthehen në shtëpi dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendeve të tyre pasi "Europa i përket europianëve".

Udhëheqësi shpirtëror budist nga Tibeti, pranoi se Europa kishte një përgjegjësi për t'i ndihmuar, por këmbënguli që ata gjithashtu duhet të bënin pjesën e tyre.

Duke folur në një konferencë në Malmo të Suedisë, fituesi i çmimit Nobel për Paqen i vitit 1989 tha: "Merri, ndihmoji, edukoji. Por në fund ata duhet të zhvillojnë vendin e tyre."

Ai shtoi: "Unë mendoj se Europa i përket europianëve ..."

83-vjeçari shpjegoi më vonë, Europa ishte "moralisht përgjegjëse" për të ndihmuar një "refugjat që me të vërtetë përballet me rrezik për jetën e tyre".

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?