MENU
thesari.com © 2001

Ministria e Jashtme Gjermane: Le Pen mori shumë vota - Thesari

E Martë 09 Maj, 2017
Ministria e Jashtme Gjermane: Le Pen mori shumë vota

le-pen-2017

Michael Roth, zëvendës ministri i jashtëm i Gjermanisë, thotë se rezultati i Macronit në Francë u dëmtua nga kandidati i krahut të djathtë Marine Le Pen duke marrë 11 milionë vota.

Roth, portofoli i të cilit përfshin marrëdhëniet franko-gjermane, i tha transmetuesit publik ARD të hënën se "nuk duhet ta konsiderojmë normale që ekstremistët e djathtë dhe populistët të arrijnë rezultate të tilla të forta".

Ai thotë se në të kaluarën Gjermania "shumë shpesh është sjellë si mësues ndaj Francës" dhe sugjeroi zbutjen e rregullave të Bashkimit Evropian mbi shpenzimet shtetërore për të lejuar Francën të rrisë ekonominë e saj.

Roth thotë se "nëse presidenti i porsazgjedhur Macron dështon, atëherë presidenti i ardhshëm do të jetë Marine Le Pen dhe ne duhet ta parandalojmë këtë me çdo kusht".

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?