MENU
thesari.com © 2001

Dështimi i radhës i Lulzim Bashës nën drejtimin e Soros - Thesari

E Mërkurë 09 Nëntor, 2016
Dështimi i radhës i Lulzim Bashës nën drejtimin e Soros

basha-soros

Një fenomen i pazakontë u has këtë vit në politikën shqiptare. Kryeministri i vendit shkoi në SHBA dhe sulmoi si i çmendur kandidatin për president Donald Trump.

Nga ana tjetër, skandaloze dhe e turpshme ishte edhe qëndrimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Duke dalë nga guacka tradicionale e demokratëve shqiptarë dhe historia politike e Sali Berishës, Basha nuk shkon në Konventën e Republikanëve, të cilët janë dhe shtrati konservator ku duhej të qëndronte opozita shqiptare.

Basha jo vetëm braktisi republikanët por shkoi në Konventën e Demokratëve dhe doli në mbështetje të kandidates Clinton. Një veprim I tillë nuk ishte bërë kurrë nga lideri historik Sali Berisha, as nga PD-ja zyrtare. Gjithmonë ishin përpjekur të tregonin kujdes në qëndrimet e tyre për zgjedhjet në SHBA dhe ishin striktë në qëndrimet e tyre pro-republikane.

Basha ashtu si Rama shkon në SHBA dhe merr pjesë në Konventën Demokrate duke dale hapur në mbështetje të kandidates Hillary Clinton.

Rezultati tashmë dihet, edhe shkaku. Preferencat sorosiane të Lulzim Bashës fituan përballë konservatorizmit dhe historisë të PD-së. Basha shkon, ndoshta i urdhëruar nga njeriu  i shpallur “armik publik” nga Donald Trump, George Soros, dhe tani është kryetari i vetëm i opozitës në 25 vite që ka qenë hapur kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-ve.

PD-ja. për shkak të nxitimit dhe dashurisë së Bashës me Sorosin, nuk e ndan dot si një fitore të së djathtës dhe konservatorizmit, nuk e shpall dot si një fitore të aleatit të saj, pasi për here të parë në historinë e demokracisë shqiptare kryetari I PD-së kish dale kundër konservatorëve amerikanë.

Por një fakt është i padiskutueshëm. Shqiptarët të nxitur nga propaganda e qeverisë dhe qëndrimi i Bashës në shumicë dukeshin si mbështetës të Hillary Clinton. Diferencë bënin vetëm demokratët që ishin kundër kryetarit të tyre dhe elites sorosiane të Bashës. Sot në PD elita ishte në zi, kurse demokratët në festë, ata, ashu si dje, ishin tifozë të Trump dhe festonin fitoren.

Fitorja e presidentit Trump i jep atyre një “shpresë”, të cilën në fakt e vrau kryetari Lulzim Basha. Një dështim tjetër i Lulzim Bashës në arenën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet diplomatike.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?