MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Dritan Hila në çadër: PD t’ia lërë Berishën historisë dhe të shohë para! - Thesari

E Hënë 13 Mars, 2017
Dritan Hila në çadër: PD t’ia lërë Berishën historisë dhe të shohë para!

hila-cader

Dritan Hila, ish zëvendës ministër i Mbrojtjes në qeverinë Rama ka dhënë mesazhe të forta sot nga çadra e protestës së opozitës. Hila numëroi arsyet se pse sot gjendet në këtë mjedis të djathtësh, edhe pse është i majtë.

“Unë kam mbështetur PS-­në, se mbështes kauzat para individëve, por nuk mendoj se ajo që u ndërtua, ishte ajo që donin ata që votuan. Rama duhet ndalur, e kam thënë këtë që para dy vjetësh dhe këtë nuk kam frikë ta them, duhet ndalur se zhgënjeu idealet e partisë që përfaqëson, qasjen ndaj individit, pronës”,­ tha ai.

Ai pranoi se ndahet në shumë mendime me të djathtët sot, duke numëruar qasjen ndaj individit, pronës, të së shkuarës, por theksoi se mjafton një gjë ku bashkohemi.

“Unë jam 50 vjeçar, kam një shokun tim që ka ikur 50 vjeç emigrant, është e tmerrshme. Tani nuk po ikin më 20 ­vjeçarët. Në këtë moment del e nevojshme që ndasitë tona të bien e të diskutojmë haptas, pa dallim i majtë ose i djathtë. Arsye tjetër është arroganca, më tërbon kur një individ sillet me arrogancë ndaj një të pafuqishme, akoma më tepër më nevrikos kur bëhet ndaj opozitës, nuk e bëjmë këtë vend duke përjashtuar njëri­-tjetrin. Një pjesë e shqiptarëve, socialistët, shohin defekte të ju, ashtu si ju shihni defekte te ata që i thonë vetes socialistë, por ne nuk mund ta trajtojmë duke e përjashtuar njëritjetrin. Jam këtu pikërisht për këtë, pavarësisht se na ndajmë mendime, nuk jemi armiq as kundërshtarë, thjesht ndajmë mendime të ndryshme.

Kur prishët bunkerin shkrova një status që ti vinit edhe flakën, më pëlqen revolta, kundërshtimi, nuk jam me ata sterilë të duan që opozita e revolta të jetë vetëm e folur, kur të vjen në majë të hundës edhe do thyesh, ne thyejmë në shtëpi, edhe televizorë kur na lënë nervat. Ju jeni parti e madhe, keni bërë historinë e vendit, edhe PS keni qenë dy këmbët që cuar para vendin, herë mirë, herë keq, cdo gabim njerëzor është i pranueshëm, bëhuni parti popullore, ndërtoni lidership të ri, mos kini frikë nga asgjë, nga asnjë tezë, i keni të gjitha potencialet, nuk e kemi luksin ta humbasim PD”,­ tha ai.

/dritare/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?