Në qytetin e Durrësit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve paleje në hapësirat publike. Aksioni ka nisur nga Ura e Dajlanit ku janë planifikuar të prishen 17 objekte, kryesisht lavazhe, lokale dhe kioska, si dhe 2 billborda. 
Në qytetin e Durrësit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve paleje në hapësirat publike. Aksioni ka nisur nga Ura e Dajlanit ku janë planifikuar të prishen 17 objekte, kryesisht lavazhe, lokale dhe kioska, si dhe 2 billborder. 
Në mbështetje të aksionit të ndërmarrë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Durrësit janë vënë dhe forcat e policisë bashkiake dhe ato të rendit publik. 
Të gjitha objektet abuzive ndodhen nën mbikalimin e Urës së dajlanit, ndërkohë që aksioni do të vijojë dhe në zona të tjera të qytetit për clirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht dhe nga subjekte që për të siguruar fitim nga aktiviteti i tyre kanë shmangur prej vitesh shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit.
 
                            
                            
                         
         
                                     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
    ![116015312_994146891055855_52605780694315454_n[1]](/pic/200/140/116015312_994146891055855_52605780694315454_n[1].jpg) 
     
     
     
     
     
    


