MENU
thesari.com © 2001

Edi Rama i jep edhe 5 milionë euro në vit Vilma Nushit - Thesari

E Hënë 24 Tetor, 2016
Edi Rama i jep edhe 5 milionë euro në vit Vilma Nushit

beqja-pankarte

Opozita ka treguar sot një tjetër aferë të qeverisë me check- up e famshëm, një nga koncesionet më të dyshuara për korrupsion të kryeministrit, Edi Rama. Kështu, qeveria ka modifikuar në mnëyrë të fshehtë termat e këtij koncesioni, pas një viti nga miratimi i tij, duke i dhënë mundësi biznesmenes Vilma Nushi, e afërt me kryeministrin Rama, të marrë edhe 5 milion euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

Qeveria ka ndryshuar fashën e grupmoshave, duke e shtuar atë edhe me 10 vjet, ndërkohë që koncesioni është në fuqi.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, deklaroi sot se ky vendim i qeverisë është zhdukur nga faqet e Kryeministrisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo Fletorja Zyrtare. Më poshtë deklarata e plotë:

"Edi Rama flet për rritje pagash, por në fakt ka hapur thesin për donatorët dhe miqtë e tij. Me 12 tetor, Rama ka vendosur ti japë Vilma Nushit edhe 5 milionë Euro më shumë në vit.

E ka bërë këtë duke rritur fashën e grupmoshës që gjoja bëjnë (check-up). Nga  40-65 vjec që ishte, tani e ka bërë në 35-70 vjec, dhe këtë e ka bërë këtë pa asnjë studim, dhe pa të dhënat klinike, shkencore, epidemiologjike.

Nuk e ka bërë për suksesin e check-up-it, sepse nuk ka shqiptar mos ta dijë se kjo është një skemë e dështuar. Qytetarët e kanë refuzuar, dhe në ato pak raste kur kryhet përgjigjet e analizave shpesh kanë qenë  skandaloze, absurde e të pabesueshme.

Kjo rritje e fashës nuk bëhet për të ndihmuar qytetarët por për të vjedhur më shumë së bashku me donatoren e tij, Vilmën.

Pra ka shtuar rreth 350 mijë qytetarë për regjistrat e Vilmës që përkthehet në 5 mln Euro më shumë në vit për donatoren e tij personale.

Megjithëse check-up është një prej aferave më të mëdha korruptive në 3 vjet të kësaj qeverie, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, jo vetëm nuk hoqën dorë, por kanë vendosur ta thellojnë skandalin, të vjedhin edhe më shumë, të ndajnë më shumë para me Vilmën.

Spitalet dhe kujdesi parësor janë zhytur në mjerim, sepse paratë që duhet të shkonin për barna, kura, pajisje, mjete për shëndetin e shqiptarëve, zhduken në xhepat e Vilmës, dhe Beqes e Ramës.

Në vendimin e qeverisë, që është zhdukur nga faqet e Kryeministrisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo Fletorja Zyrtare, nuk jepet asnjë sqarim. Nuk ka transparencë. As kampioni i korrupsionit, Beqja, që bën çdo ditë reklamë për Vilmën nuk tregon asgjë. Kjo është errësira që shoqëron këtë aferë të re korruptive.

Si Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë, pas shumë kërkesavë zyrtare, prej një viti nuk kam marrë asnjë informacion nga Ministri Beqaj për koncesionin e Vilmës, ndërkohë në ekranet televizive paguhet për reklamimin e kësaj vjedhje shtetërore.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të mos trembet nga shantazhet e kryeministrit, por të thellojë hetimet të veprojë konkretisht për këtë histori të pashembullt korrupsioni me fondet e shëndetit, me paratë e shqiptarëve", përfundon deklarata e deputetes Vokshi.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?