MENU
thesari.com © 2001

Frika nga hetimi bën bashkë politikën: FBI përjashtohet nga kontrolli i Byrosë së Hetimit - Thesari

E Hënë 24 Tetor, 2016
Frika nga hetimi bën bashkë politikën: FBI përjashtohet nga kontrolli i Byrosë së Hetimit

mëkatarët

"Mëkatarët" e politikës bashkohen pa dallim ideologjik apo konflikti politik kundër një ligji të sponsorizuar fort nga amerikanët që përzgjedh njerëzit e duhur për të hetuar të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë vend për 25 vite me radhë.

Kur vjen puna për të qënë të mbrojtur për çdo rast nga ndikimi i drejtësisë, politika shqiptare nuk ka asnjë konflikt, asnjë problem dhe bëhet bashkë për të miratuar ligje, që stonojnë me atë që kërkojnë shqiptarët por dhe ndërkombëtarët.

Kështu ka ndodhur dhe me ligjin më të rëndësishëm që SHBA dhe BE kishin më shumë shpresë për të pastruar jo vetëm drejtësinë në Shqipëri por dhe politikën shqiptare përmes kësaj drejtësie të pastruar.

Por klasa politike shqiptare, drejtuesit dhe ish-drejtuesit e shtetit, duket se i tremben rolit të amerikanëve dhe konkretisht ekspertëve të FBI, në kontrollin dhe asistimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës që pritet të marrë në dorë dosjet e nxehta të krimit dhe korrupsioni në Shqipëri.

Pas konsensusit të papritur për votimin e ligjit të SPAK, me 122 vota pro, fshihet përjashtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nga kontrolli i veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, superstrukturës hetimore që duket se ka trazuar qarqe të caktuara politike.

Më konkretisht, sipas saj, në variantin e miratuar, në 6 tetor në Parlament, është hequr neni 46 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i quajtur ndryshe SPAK, duke rrëzuar komisionin me ekspertë të SHBA-BE, që do të kontrollonte Byronë.

Pavarësisht paralajmërimit të hapur të amerikanëve për bllokimin e financimit, nëse Byroja e Hetimit nuk do të ishte nën kontrollin e tyre, ligji i SPAK i miratuar me konsensus dhe i dekretuar nga presidenti i Republikës, mban larg Perëndimin nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky ndryshim mund të ulë pritshmërinë për forcën goditëse të Byrosë ndaj korrupsionit në nivele të larta. Gjithashtu, nga ana tjetër, përjashtimi i rolit monitorues të ndërkombëtarëve mund të ulë edhe besueshmërinë e publikut tek struktura e re. Neni 46, i fshirë nga ligji i miratuar i SPAK, parashikonte ngritjen e një Komisioni të Pavarur për Rishikimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky komision do të përbëhej nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Çdo mision do të caktonte përfaqësuesit, të cilët duhet të jepnin udhëzime dhe këshilla për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky komision ishte parashikuar gjithashtu për të vëzhguar në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë e respektimit të ligjeve në fuqi. Po ashtu, ekspertë të drejtësisë penale të SHBA dhe BE, do të asistonin hetuesit e Byrosë edhe në çështje e rëndësishme hetimore. Por, tashmë ky rol është zhbërë me ligj. Përfaqësuesit e OPDAT në Shqipëri patën paralajmëruar se pjesë e ekspertëve të tyre do të ishin edhe ekspertë të FBI.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkuan kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulonin ndihmën financiare për themelimin dhe funksionimin e strukturës.

Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik.

"Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s?është fjala e duhur për t?u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë.

Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë", ka deklaruar Smibert.

Pra paralajmërimi amerikan ka ardhur, ndërkohë që politika shqiptare nuk duhet të jusatifikohet pas nevojës për konsensus me opozitën, në mënyrë që të realizojë kompromise të tilla në kurriz të ligjit dhe në aspiratës së shqiptarëve për të pasur drejtësi më në fund për këtë vend. Madje bie ndesh dhe me investimin e ndërkombëtarëve.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?