MENU
thesari.com © 2001

Gjykatësi kalon një natë në burg me njeriun që kishte dënuar vet - Thesari

E Mërkurë 21 Dhjetor, 2016
Gjykatësi kalon një natë në burg me njeriun që kishte dënuar vet

Judge-Olivera

Kur Joe Serna u arrestua duke i dhënë makinës i pirë, dënimi që i dha gjykatësi ishte që ai të mos konsumonte më alkool për një sasi të paracaktuar kohe. Mirëpo, gjatë një testimi të urinës që i bëhej atij për të verifikuar respektimin e këtij vendimi, u gjet se ai kishte konsumuar alkool, pra kishte thyer vendimin e gjykatës. Për këtë shkelje Joe u thërrit përsëri në sallën e gjyqit, këtë herë përballë gjykatësit Lou Olivera. Gjykatësi Olivera nuk kishte zgjidhje tjetër, por ta dënonte Joe një natë burg meqë kishte shkelur lirimin me kusht. Dhe Joe e kreu dënimin duke kaluar një natë ne qeli.

Kjo histori është mjaft normale dhe e zakonshme në gjyqsorin Amerikan, por historia e Joe dhe gjykatësit Olivera sapo kishte filluar.

Si çdo ndodhi tjetër, ka dy pikëveshtrime edhe në këtë histori. Ju mund të keni lexuar paragrafin e parë të kësaj historie dhe supozohet ta dini çka ndodhur me Joe Sernan, por ka shumë më tepër se kaq për këtë njeri dhe për udhëtimin e jetës së tij, sesa kjo që sapo lexuat.

Joe është një veteran lufte i dekoruar, i cili shërbeu tre herë në Afganistan dhe ka dy medalje "Purple Heart" që tregon për trimërinë e tij. Pjesëtar i "Beretave Jeshile", ai i mbijetoi një herë një bombe primitive (IED) anës rrugës dhe një herë te dytë një sulmi kamikaz, si dhe ka kaluar një eksperiencë të tmerrshme kur kamioni ku ai dhe tre shokët e tij ushtarë lëviznin, u bllokua dhe u fundos në fund të lumit.

Ky moment është momenti më i tmerrshëm për Joe, pavarësisht nga çdo gjë që kishte kaluar më parë.

Ndërsa lëviznin rrugës, dheu i rrugës rreshqiti, duke bërë që kamioni i tyre të binte në lum dhe të zhytej dalngadalë në fund. Në pamundësi për të lëvizur, Joe ishte bllokuar dhe ishte i detyruar të ndjente ujin që ngrihej nga këmbët e tij, në trup dhe në fyt. Në fund, niveli ujit ndaloi sapo arriti mjekrën e tij.

Në atë ngjarje, Joe ishte i vetmi nga shokët që doli i gjallë.

Duke qënë kaq pranë vdekjes dhe duke marrë parasysh përvojat e tjera të tij të tmerrshme në luftë, Joe vuante nga PTSD (Post-Traumatic Stress Disorder). Gjëja që e tmerronte atë më shumë, dhe të cilën ja kishte shkaktuar fundosja e kamionit, ishte frika e qëndrimit në vende të vogla dhe të mbyllura.

E tillë ishte edhe qelia e burgut.

Dhe kur gjykatësi Olivera dha dënimin me një natë burg për Joe, ai e dinte se po e dërgonte këtë veteran lufte të përjetonte një nga frikat e tij më të tmerrshme.

"E dija se çfarë po kalonte Joe sepse e dija historinë e tij," tha gjykatësi Olivera në një intervistë për CBS Evening News. "Por dija edhe që duhej të dënohej dhe të kryente dënimin si përgjegjës i veprimeve të tij, dhe dija gjithashtu që... duhet të shkoja dhe unë me të, për ta shoqëruar."

Vetëm disa minuta pasi Joe u mor për tu mbyllur në qeli, ai u befasua kur pa gjykatësin Olivera, i cili shkoi për të qëndruar tërë natën me njeriun që vet ai kishte dërguar në burg. Me një qese me buke nga shtëpia me vete dhe disa rroba për tu ndërruar, gjykatësi e shoqëroi Joe gjatë gjithë natës, duke folur së bashku për familjet dhe jetën e tyre.

Joe tha se me gjykatësin Olivera brenda "... muret nuk ishin më aty." Ankthi dhe frika e tij u zhdukën, dhe ai ishte në gjendje të kishte një bashkëbisedim të vërtetë me këtë person të mrekullueshëm.

"Ai më solli në Karolinën e Veriut" tha Joe. "Ai më mori nga kamioni në Afganistan dhe më solli në Karolinën e Veriut."

Pas kësaj nate në burg, Joe i premtoi gjykatësit Olivera se nuk do ta "qelbte" më. Kjo nuk është diçka e zakonshme për mënyrën si funksionon ligji, por veprimi për ti qëndruar pranë e për tju gjendur në momentet e dhimbshme ishte pikërisht ajo që ky trim veteran lufte kishte nevojë. Jo gjithmone e keqja luftohet me burg... nganjëhere vendimi më i mirë është afeksioni dhe dhëmbshuria.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?