MENU
thesari.com © 2001

Galaxy Note 7 shpërthejn gjatë karikimit. Samsung: Ndalni përdorimin e tyre - Thesari

E Shtunë 10 Shtator, 2016
Galaxy Note 7 shpërthejn gjatë karikimit. Samsung: Ndalni përdorimin e tyre

samsung-galaxy-note-7-exploded

Samsung u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të celularëve Galaxy Note 7 që të mos i përdorin ato, ose t’i shkëmbejnë pasi rrezikojnë të shpërthejnë.

Samsung tërhoqi 2.5 milionë celularë javën e shkuar pas raportimeve se pajisjet shpërthejnë gjatë ose pas karikimit.

Pasagjerët e linjave ajrore në SHBA janë paralajmëruar që të mos i karikojnë celularët kur janë në bord.

Kompania koreano-jugore thotë se do të zëvendësojë të gjitha pajisjet e dorëzuara nga 19 shtatori.

Samsung, kompania më e madhe e celularëve në botë, thotë se siguria e klientëve është prioritet absolut.

Por përse shpërthejnë bateritë e litiumit?

Nëse një bateri litiumi karikohet shumë shpejt, ose nëse ka pasur ndonjë problem të vogël gjatë prodhimit, kjo mund të bëjë që të kalojë në qark të shkurtër, çka sjell edhe zjarrin.

Disa ekspertë të industrisë thonë se kompanitë duhet të gjejnë alternativa ndaj litiumit.

Samsung thotë se janë raportuar 35 raste të celularëve Galaxy Note 7 që kanë marrë flakë.

Si çdo bateri, ato përmbajnë një katodë, një anodë dhe litium.

Katoda dhe anoda janë të ndara nga një lëng organik i quajtur elektrolit dhe një material poroz, që quhet ndarësi.

Litiumi kalon përmes ndarësit dhe brenda lëngut.

Nëse bateria karikohet shpejt, duke gjeneruar nxehtësi, litiumi mund të shkaktojë qark të shkurtër.

Kjo është arsyeja se përse karikimi i celularëve është një proces i gjatë dhe frustrues.

Të tjera shkaqe mund të jenë përmbajtja e grimcave të vogla të metalit që kanë ngelur gjatë prodhimit, etj.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?