MENU
thesari.com © 2001

Makina që furnizohet me karburant një herë në 100 vjet - Thesari

E Premte 13 Dhjetor, 2013
Makina që furnizohet me karburant një herë në 100 vjet

thorium-car

Sot ka mbi një miliard makina që udhëtojnë nëpër rrugët e botës të cilat direkt ose indirekt konsumojnë biliona dollarë burime natyrore, materiale, kohë dhe emetojnë lendë të dëmshme. Imagjinoni pak të gjitha këto makina të lëviznin me energji të pastër për 100 vjet rrjesht me vetëm 8 gram karburant secila.

Laser Power Systems ( LPS ) nga Konektikat, SHBA, po zhvillon një metodë të re të fuqisë lëvizjëse për makinat duke përdorur një nga materialet me densitet përbërje më të madh të njohur në natyrë: thoriumin. Për shkak se thoriumi është me densitet përbërje kaq të madh ai ka potencial për të prodhuar sasi të mëdhaja nxehtësie dhe energjie. Kompania ka eksperimentuar sasi të vogla të thoriumit, duke krijuar një lazer që nxeh ujin, prodhon avull dhe vë në lëvizje një mini turbinë.

Modelet aktuale të motorit të experimentuar peshojnë rreth 300 kg, pra lehtësisht të përshtatshëm për tu adaptuar në zonën e motorit të një automjeti konvencional. Sipas drejtuesit të kompanise, Charles Stevens, vetëm një gram thorium jep energji më shumë se 28 mijë litra benzinë, ndërsa 8 gram do mjaftonin për ta vënë në lëvizje një makinë tipike për një shekull të tërë.

Por ideja e përdorimit të thoriumit nuk është e re. Në vitin 2009, Loren Kulesus projektoi  makinën koncept Cadillac World me Thorium. Kompania LPS po e zhvillon më tej këtë teknologji me qëllim që këto makina të bëhen të disponueshme për publikun e gjërë.

Mendimi juaj
08 Janar, 2014 16:25 UTC
ergys
Evertete eshte kjo gje
08 Janar, 2014 16:25 UTC
ergys
E vertete eshte kjo gje
15 Shkurt, 2014 21:13 UTC
xhimi vlore
Sa mire do ishte
15 Shkurt, 2014 21:13 UTC
xhimi vlore
Sa mire do ishte
23 Mars, 2014 20:25 UTC
niku
po re qeka e bukur
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?