Sipas një vëzhgimi të bërë nga Lajmi i Fundit, ish Kryetarja e Parlamentit dhe njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka vendosur në profilin e saj në facebook nje kopertinë të fallsifikuar të prestigjozes angleze "Daily Mirror", me pak ndryshime nga origjinali, por që i shkon përshtat axhendës së Jozefinës. Dizenjatorja është munduar të dizenjojë këtë rradhë me Photoshop, por nuk ka qënë aq e suksesshme për të mbuluar gjurmët, pasi duket qartë manipulimi nga gërma që ka zgjedhur për zëvendësimin e bërë. Mund të thuhet shumë mirë që është një ndërhyrje amatoreske.
Ku të jetë vallë qëllimi i kësaj çmëndurie, kur mendon se vjen pikërisht nga nje grua që deri dje ka qënë në krye te institucionit më të lartë te shtetit shqiptar, pikërisht Kuvendit të Republikës së Shqipërisë? Këtë duhet ta dijë më mirë nga të gjithë vetëm Jozefina Topalli. Por sido që të jetë, të shfrytëzosh në mënyrë kaq barbare dhe cinike, një shqetësim kaq të pastër të këtij populli, i cili me iniciativën e vet doli pa frikë në protesta vetëm për të mos u bërë pis, as nga armët kimike por as nga llumi i politikës, kjo nuk di se si mund të quhet.
Kopertina e origjinalit shkruan: "NOW THEY'RE GASSING CHILDREN" (Tashti ata po helmojnë fëmijët).
Kurse varianti i manipuluar i revistës në profilin e Jozefina Topallit shkruan: "NOW THEY'RE GASSING ALBANIA" (s'ka nevojë për përkthim).
(Varianti Topalli)
(Varianti origjinal)
