MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Koço Kokëdhima në listën e LSI-së në Vlorë: kokë më kokë me Edi Ramën - Thesari

E Premte 31 Mars, 2017
Koço Kokëdhima në listën e LSI-së në Vlorë: kokë më kokë me Edi Ramën

Rama-Kokedhima

Sipas paradigmës  “armiku i armikut tim është miku im”, Ilir Meta ka vendosur të nxjerrë përballë Edi Ramës në Vlorë ish-mikun e tij, Koço Kokëdhima…

Një takim i mbrëmjes së 29 marsit mes kreut të LSI-së Ilir Meta dhe një socialisti të përjashtuar nga partia, Koço Kokëdhima, ka sjellë një aleancë të re kundër Edi Ramës. Burime nga stafi i Kokëdhimës bënë të ditur se kreu i lëvizjes “Zgjidhja” të cilën ai e konsideron një fraksion brenda Partisë Socialiste, do të kandidojë në listën e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Vetë Kokëdhima ka deklaruar se “Zgjidhja” nuk do të ketë një listë kandidatësh për deputetë jashtë Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit. Mesa duket kjo listë do të jetë brenda partisë e cila ka lindur si pasojë e ndarjes së PS-së, LSI-së së Ilir Metës.

Burimet saktësuan se Kokëdhima do të jetë i dyti në listën e këtij qarku që i bie të kandidojë përballë kryeministrit Rama, deputet i qarkut të Vlorës i PS-së.

Kokëdhima dhe Rama ndanin një miqësi të vjetër deri në momentin kur kreu socialist vendosi ta bënte deputet mikun e tij dhe ta fuste në PS-së, duke e zëvëndësuar në listë me emrin e Arben Malajt, i cili më tentoi të kandidonte si i pavfarur. Dhe duke marrë atributet e një “pashai të Jugut”, një epitet që iu ngjit si nga ligjërimi i djathtë e si nga ai i majtë, pjesa që e shihte vëngër,  ai nisi reformën e tij në strukturat e partisë në gjithë Jugun e vendit, caktimin e vendeve të punës për militantët, caktimin e kandidatëve për bashkitë, etj., deri sa u bë një problem për partinë dhe për vetë Ramën.

Kokëdhima humbi mandatin e deputetit nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese e më pas u mënjanua nga PS-ja dhe bashkë me këtë humbi dhe miqësinë me Edi Ramën.

Në këtë metamorfozë të beftë, por që nuk është as e para dhe as e fundit në politikën shqiptare, kur miqtë për kokë janë shndërruar sakaq në armiq, thuhet se një ndikim ka patur dhe ambasada amerikane, e cila rezervon një arsye se përse nuk ka dashur që Kokëdhima të jetë krah Ramës.

Një kandidim i tij përballë Edi Ramës do të ishte një cimbisje nervash për kryeministrin, i cili jo shumë kohë më parë deklaronte ëndrrën e tij “për të pleqëruar me Koçon në Qeparo”.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?