Koço Kokëdhima e mbajti fjalën. Ai sot është në krye të një projekti politik që do ta lerë pa gjumë kryeministrin aktual dhe ish mikun e tij, Edi Ramën.
Tanimë Kokëdhima kryeson një Lëvizje Politike të pamvarur, një lëvizje e re e cila do të ketë padyshim një start up të fortë sepse do të jetë një lëvizje hinkë, që do të rreshtojë pakënaqësitë e thella të bazës socialiste ndaj shefave mëndjemëdhenj të gjeneratës së re të "çunave dhe gocave fashion" të Ramës.
Kjo lëvizje ka që në lindje disa mijëra ndjekës dhe anëtarë socialistë "tabani", që identifikohen te Kokëdhima dhe kryesisht në Jug të Shqipërisë, ku edhe janë bastionet e veta më të forta.
Gjuha dhe platforma politike e Kokëdhimës, është reformatore dhe radikale njëkohësisht, e sidomos në vëmendjen e humbur ndaj socialistit të provincës. Kokëdhima ka ditur deri tani të kombinojë me sukses, komunikimin gojë më gojë apo sy më sy, me thirrje të forta dhe mbresëlënëse për sa i përket pikave më të ndjeshme të socialistit të sotëm shqiptar, por edhe të cdo individi: Brakstisjen, Arrogancën e pushtetit, diskriminimin dhe injorimin e plotë të vullnetit të tyre nga ana e kupolës së PS. Kjo do të sjellë, pavarësisht rekrutimit te ri të Shpëtim Gjikës nga Rama, një përmbysje forcash në elektoratin e Jugut të Shqipërisë, që do të cahet, sepse mbështetësit e Kokëdhimës janë realisht të shumtë dhe me bazë të fortë.
