Një simpozium për politikën në gjyqësor, mbajtur sot në Hotel "Sheraton" me pjesëmarrjen e presidentit dhe ministrit të Drejtësisë, kishte të pranishëm edhe ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, në ditët e fundit të detyrës. Disa mesazhe të ambasadorit në formë “përshtypjesh” apo konkluzionesh personale pas bisedave me shumë njerëz, janë për t’u shënuar: “Meqënëse kemi një qeveri të re, kam qenë aktiv dhe kam pasur mundësi të flas me shumë njerëz. Dhe sigurisht, promovimi i demokracisë ka qenë thelbësor dhe për këtë kam diskutuar dhe sigurisht sondazhi im mund të mos tejet shumë profesional dhe mund të quhet sondazhi personal i Arvizu. Cila ka qenë sfida më e madhe e gjyqësorit? Ndoshta korrupsioni në polici, kështu do përgjigjesha,. Përsëri besova se disa do të spikasnin për joefikasivitetin, por sërish nuk ishte kjo gjë nga ana e prokurorëve. Përgjigja më e madhe që unë mora ishte, gjyqësori dhe gjykatësit. Dhe e them se ky sondazh mund të mos jetë shkencor, por pasqyron atë mendim që kanë shumica e publikut në Shqipëri. Pastaj mendova se kjo nuk është e drejtë kundrejt gjykatësve dhe ne të gjithë e dimë që ka disa gjyqtarë të korruptuar që duhet të ishin në burg, të gjithë e dinë këtë. Por pjesa më e madhe e gjykatësve nuk bien në këtë kategori, sepse nuk është thjesht një problem i gjykatësve, por problem i shoqërisë dhe shtetit ligjor”.
Nuk mund të mos veçohet fjalia “e fshehur në këtë paragraf: “Të gjithë e dimë që ka disa gjyqtarë të korruptuar që duhet të ishin në burg, të gjithë e dinë këtë”. Jo pse e thotë Arvizu, por a bini dakord me këtë?
