MENU
thesari.com © 2001

PD i del në mbrojtje Zhani Cikos, që bënte fushatë për mazhorancën e kaluar para 23 qershorit - Thesari

E Shtunë 26 Tetor, 2013
PD i del në mbrojtje Zhani Cikos, që bënte fushatë për mazhorancën e kaluar para 23 qershorit

laura-vorpsi

Partia Demokartike ka marrë në mbrojtje ish-kreun e TOB, Zhani Ciko, që u lirua dje zyrtarisht nga detyra. Sipas zëdhënëses së PD-së, Laura Vorpsi, kjo ishte një pabesi e kryeministrit Rama.

Kryeministri Rama po shënon rekorde të reja në theqafjen e degradimit kulturor. Me shkarkimin pas krahëve të drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, maestro Zhani Cikos, Kryeministri i ka vënë kazmën kontributit të palodhshëm të një jete të tërë për operën, muzikën dhe artin. Zhani Ciko është një shërbëtor i përulur i kulturës tonë kombëtare, dhe është një nder për vendin tonë që ai drejtonte Teatrin e Operës dhe Baletit. Me një vendim të errët, me prepotencë të pashoqe, Edi Rama largoi nga detyra maestron e famshëm, pa pasur guximin t’i komunikonte atij as dhe dy fjalë. Asnjë falënderim për mundin e dhënë për artin dhe kulturën e vendit” deklaroi ajo.

Zhani Ciko po përgatitej për koncertin e djeshëm të bamirësisë, dhe nuk ishte në dijeni të vendimit që Kryeministri kishte marrë ndërkohë. Ai u lajmërua nga miqtë e tij në telefon, të cilët kishin dëgjuar në media për shkarkimin e tij.“TURP”, e cilësoi me të drejtë Tenori i Famshëm Saimir Pirgu, dhe i turpshëm është trajtimi që Kryeministri i vendit i ka bërë maestros së palodhur, Zhani Ciko” theksoi Vorpsi.

Zhani Ciko, sipas burimeve të TemA, ishte përfshirë në fushatë për PD para 23 qershorit brenda ambienteve të TOB, duke thënë se nëse do të vinte në pushtet e majta, gjithë puna e tyre do të hidhej poshtë.

Atë do ta zëvendësojë balerini i njohur Ilir Kerni.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?