MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Piktura erotike në zyrën e Sali Berishës - Thesari

E Dielë 03 Nëntor, 2013
Piktura erotike në zyrën e Sali Berishës

salivagina

Në takimin më të fundit me gazetarët, në zyrën e re të Sali Berishës, u vërejt një pikturë. E nënshkruar “Don Pedro”, punimi vaj në kanavacë, ka një sfond të kuq në të roztë, me elementë të florinjtë, me forma të çrregullta gjeometrike. Në qendër të pikturës me përmasa 1x1 metër, është një njollë e zezë, që në pamje të parë duket një kafshëz pa gjymtyrë.

Me një vështrim të shpejtë, në fakt duket si flamuri kuq e zi dhe një shqiponjë e masakruar. Ashtu e shikon edhe një vizitor në profilin e Berishës në Facebook, që i shkruan në 23 tetor: "Të gjitha i shpjegon ajo shqiponja që ke në mure ashtu e shkatërrove në të vërtetë, ja ke prerë kokë e këmbë". Në fakt nuk është shqiponjë.

sali vagina

Të paktën sipas deklarimeve të autorit të ndjerë. Ai e krijoi këtë pikturë, duke ia kushtuar të dashurës së tij shqiptare, një vajze të re, që punonte në hotelin, ku autori, një shtetas i huaj, rreth 60 vjeç, ishte drejtor menaxhimi.

Personi në fjalë, përveç menaxhimit, kishte hobi edhe pikturën dhe i frymëzuar nga lidhja erotike me shqiptaren, pikturoi atë, duke simbolizuar në njollën e zezë, as më pak dhe as më shumë, vaginën e saj.

Këtë ai e deklaronte në çdo takim me vizitorët e hotelit, ku ai kishte ekspozuar krijimet e veta, derisa ditën kur u gjet i vdekur mëse 8 vite më parë, në vaskën e hotelit që drejtonte. Por ndërsa kjo dhe piktura të tjera të krijuara nga ish-drejtori i huaj prej vitesh ishin ekspozuar në hotel, është mister fakti se si ka përfunduar kjo pikturë në zyrën e ish-kryeministrit Berisha në kullën përballë RTVSH-së.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?