Qeveria “Rama” vijon luftën kundër lojërave të paligjshme të fatit. “Qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe në tolerancë zero kundër krimit dhe kundër çdo shfaqjeje të krimit dhe çdo formë. Po punojmë edhe për një strategji daljeje për të gjithë ata që janë të licencuar. E ardhmja e këtij vendi nuk mundet të ketë të përbashkët me bixhozi”, tha ai.
Rama theksoi se lojërat e fatit në Shqipëri janë kthyer në një industri të krimit ekonomik, që po thith paratë e familjeve shqiptare. “Kemi marrë vendimin që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familje shqiptare në Shqipëri. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë brenda 1 viti varion nga 500 deri në 700 milionë dollarë. Shifër e papranueshme dhe formë e papranueshme për një vend evropian”, tha ai.
