MENU
thesari.com © 2001

Rama nuk i mohon akuzat por burbullon. "Nuk i kuptoni ju këto punë. I kuptojm vetëm unë dhe Europa" - Thesari

E Hënë 14 Nëntor, 2016
Rama nuk i mohon akuzat por burbullon. "Nuk i kuptoni ju këto punë. I kuptojm vetëm unë dhe Europa"

eriola-pira-ma

Kryeministri Edi Rama ka hasur në një pyetje jo të këndshme mbrëmë gjatë hapjes së ekspozitës së tij në Nju Jork në një nga galeritë më të njohura të artit bashkohor.

Aktivistja Eriola Pira i ka parashtuar të ftuarve, një grup artistësh liberalë që politikën e konsumojnë vetëm nëpër festat shtëpiake me informacion shumë të pakët, një tablo të veprimtarisë politike të kryeministrit. Ndër të tjera Pira ka thënë se Rama është autokrat, ka mbytur shpirtin demokratik, ka bashkëpunuar me mafian e ndërtimit dhe të drogës dhe është i korruptuar.

Denoncimit të Pirës Rama i është përgjigjur jo duke mohuar akuzat por duke thënë se “në qoftë se Europa megjithë këto që ju thatë rekomandoi që të hapen bisedimet për anëtarësim, atëherë jemi mirë, por ju nuk i kuptoni këto gjëra”.

Me një fjalë Rama thotë se hapja e mundshme (ende nuk ka rekomandim final me firmën e të gjitha vendeve) e bisedimeve i lan të gjitha mëkatet dhe se anëtarësimi në Europë do na shpëtojë ne shqiptarëve.

Kjo mund të jetë një  përgjigje cool që i shkon përshtat mjedisit të artistëve të cilët një grusht me bojë e imagjinojnë si një anije kozmike e dalë nga shtresa e tretë e nën-ndërgjegjes së përgjumur të një njeriu eksentrik, por jo shqiptarëve që nuk ua ha qeni shkopin.

Zoti Kryeministër duhet të na shpjegojë arsyet pse mendon se mbështetja e Europianëve është carte blanche për aferat e qeverisë së vet, cfarë përfitojmë ne shqiptarët nga ky përfitim i tiji personal, dhe cfarë ndodh nëse mbështetjes personale që thotë se ka në Europë i vjen fundi. Me kë do bëjë aleancë mëpastaj, me Kinën, Rusinë apo ndonjë fuqi tjetër rajonale me të cilat ka marrëdhënie të ngushta personale e familjare?

Më pas le të na shpjegojë me qetësi se si do e ndërtojë shtetin duke bërë aleancë me grupe mafioze kriminale sic e akuzoi Pira e cila është e njohur si aktiviste e majtë, dhe kush po paguan për shpenzimet e gjyqit për korrupsion që ende rëndon mbi shpinën e tij në gjykatën e Nju Xhersit. Dhe duhet t’a kenë informuar se sidomos me ardhjen e administratës së re, të atij Presidentit që ai e quajti “të papërshtatshëm” në krye të administratës të “popullit budalla e injorant”, gjykata nuk ka gjasa t’a mbyllë në heshtje cështjen. A do vijë më në SHBA z. Rama me vitin e ri?

/bletashqiptare.com/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?