MENU
thesari.com © 2001

Rama, zbulohet mashtrimi zyrtar për viktimat e 21 janarit. Ja qëndrimet e tij të panjohura më parë edhe për Gërdecin. - Thesari

E Martë 25 Gusht, 2015
Rama, zbulohet mashtrimi zyrtar për viktimat e 21 janarit. Ja qëndrimet e tij të panjohura më parë edhe për Gërdecin.

rama_21_janari_8461

Avokati Dorian Matlija, aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, njëkohësist përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit, në bashkëbisedimin e tij online me qytetarët, i ka bërë sot tre pyetje, ndoshta më të vështirat, Kryeministrit Edi Rama. Por ato mbetën pa përgjigje, të paktën deri rreth orës 16:30 sipas "Historia Ime". Përse Kryeministri, nuk u përgjigjet këtyre tre pyetjeve?!”

Pyetje 1: Në përgjigjen e dërguar Gjykates së Strasburgut për çështjen që kanë hapur atje familjarët e viktimave të Gërdecit, qeveria ka mbajtur qëndrimin se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi dhe se zyrtaret e Ministrise së Mbrojtjes, përfshirë këtu edhe ministrin e asaj kohe, kanë vepruar me përkushtim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. A nuk duket se ky qëndrim është diametralisht kundër qëndrimit tuaj politik se Gërdeci ishte një krim shtetëror?
Nuk i besoni me këtij versioni, apo keni ndryshuar qëndrimin për arsye taktike që familjarët e viktimave të mos përfitojne asnjë dëmshpërblim? Ju kujtoj këtu se këtë qëndrim Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja MEICO po e mban edhe në gjykatat shqiptare, megjithëse gjykatat deri tani u kanë dhënë të drejtë familjarëve dhe jo juve.

Pyetje 2: Në një intervistë televizive me gazetaren Rudina Xhunga, pas dates 21 janar 2015, jeni shprehur se nuk ka pasur asnjë bisedim me familjaret e viktimave të 21 janarit dhe kryeministrisë për të akorduar dëmshpërblimet. Madje jeni shprehur se dhenia e dëmshpërblimeve nga qeveria është idiotësi sepse ato i jep gjykata. Pavarësisht diskutimit a është idiotësi kjo gjë apo jo dhe faktit që kështu vepron e gjithë bota, si dhe kështu ka kërkuar edhe OKB me shkresë zyrtare, ajo që merr rëndësi këtu është fakti që me 30.07.2014 keni nënshkruar një urdhër për të ngritur grupin e punës për të llogaritur dëmshpërblimet për familjarët e viktimave të 21 janarit. Madje në urdhër thuhet se nga do merren fondet, si do bëhen llogaritjet, si do të përfshihet në këtë vendimmarrje mendimi i vetë familjarëve etj.
Pse e mohuat me pas këte fakt? 
Pse e cilësuat idiotësi, kur e keni nënshkruar vetë?

Pyetje 3: Në opozitë keni mbajtur qëndrimin që dëbimi i mijëra familjeve që jetonin në shtëpitë e kthyera pronarëve ishte i gabuar. Për korrektesë qëndrimi nuk konsistonte në mosrespektimin e të drejtës së pronësisë së ish pronareve, por në mosrepektimin e të drejtës së strehimit të familjeve të dëbuara. Madje në Kuvend dhe kudo tjetër, zyrtarë të partisë suaj mbajtën qëndrimin se akti normativ për dëbimin e qiramarrësve ishte i gabuar dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa sot, Gjykates së Strasburgut qeveria juaj i është përgjigjur se akti normativ është i drejtë dhe se nuk ka asnjë shkelje.
Nuk besoni më te varianti që keni mbrojtur në opozite, aq sa u bë edhe pjesë e programit tuaj elektoral?
A eshte ky një reflektim ndaj një qendrimi të meparshëm të gabuar, apo bëhet për arsye taktike që 3200 familje të mos përfitojnë dëmshpërblime dhe banesa, për të mos rënduar buxhetin e shtetit?

Duket se për të gjitha sa më sipër qëndrimi juaj është transformuar tërësisht në drejtimin e kundërt. Ose më saktë, në një drejtim të kundërt me njëri-tjetrin qëndrojne varianti që beni publik në media dhe varianti zyrtar që u paraqisni gjykatave. A ka ndonjë mundësi që të dimë përfundimisht se cili është varianti që mbroni dhe të unifikohet qëndrimi duke ja bërë të qartë edhe familjeve të dëmtuara, edhe gjyqtareve? Faleminderit për mirëkuptimin.#PyetKryeministrin

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?