Me afrimin e ditës së zgjedhjeve përfundon edhe mandati i parë i qeverisë Rama-Meta që ju shit shqiptarëve si Rilindja e madhe Kombëtare. Megjithëse peshën kryesore të këtij koalicioni e kishin socialistët me kryeministër kryetarin e tyre Edi Rama, pa asnjë skrupull të dyja partitë që qeverisën Shqipërinë për 4 vjet nuk kanë bërë asnjë bilanc të programit që premtuan para 4 vitesh dhe realizimin e tyre. Programi i emërtuar Rilindja Kombëtare u shpalos në Konventën Kombëtare të Partisë Socialiste në 20 Maj 2013 dhe përmbante disa objekteve, shumica e të cilave nuk janë realizuar.
Mos harrojmë se gjatë mandatit qeverisës kur Kryeministrin e akuzonin që është në rrugë të shtrembër. se po harxhontë paratë e shqiptarëve dhe s'po bënte asgjë për njerëzit, ai për t'ju shmangur përgjegjësisë recitonte formulën e tij: "Më gjykoni në fund të mandatit". Dhe fundi i mandatit erdhi.
Tashti shqiptarët mund të shohin dhe të kuptojnë realizimin e premtimeve boshe të Rilindjes së dështuar. Megjithëse vet Edi Rama, si kryetari i karvanit të Rilindjes, e ka pranuar dështimin dhe mosrealizimin e premtimeve të bëra në 2013, ai në vend që ti kërkoj falje 1 milion shqiptarëve që i besuan votën dhe gjithë popullit që i premtoi, në asnjë rast ai nuk i ka parë gabimet tek vetja, por gjatë gjithë mandatit fajin ja adresonte Saliut, ndërsa tashti ka drejtuar gishtin tek LSI dhe Ilir Meta si shkaktarët për dështimin e qeverisjes së tij 4 vjeçare. E gjitha kjo bëhet për arsyen e thjeshtë, sepse kërkon përsëri votat e shqiptarëve edhe për një mandat tjetër, me pretendimin se i duhen edhe 4 vite të tjera për të përfunduar me sukses reformat e premtuara, këtë radhe me sloganin "Për Shqipërinë që duam". Dhe për të siguruar pushtetin me çdo kusht, ai ka rënë dakort të bashkëqeverisë po qe nevoja edhe me "Republikën e Re" të kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha duke zevëndësuar në këte mënyrë LSI-në me PD-në.
Shqiptarët ndoshta i besojnë përsëri këtyre trukove dhe premtimeve elektorale të Edi Ramës dhe i japin atij timonin që ai kërkon ta mbajë i pashqetësuar vetëm, por përpara se të derdhemi tek kutitë e votimit për të vendosur fatin tonë për 4 vitet e ardhshme, le ti hedhim një sy premtimeve të bëra në 2013 dhe çfarë është bërë në këto 4 vite që shkuan.
Premtimi | Realizimi |
---|---|
Vënia e drejtësisë për 21 Janarin | |
Paketë për reformën në drejtësi | |
Reforma territoriale | |
Kthimi i rendit dhe sigurisë në 300 ditët e para | |
Hapjen e 300 mijë vendeve të punës | |
Ulje e taksave për 95% të shqiptarëve | |
Vendosje e taksës progresive | |
Formalizimi i ekonomisë | |
Heqje e taksës për biznesin e vogël | |
Heqja e referencave doganore | |
Ndryshimi i modelit per rimbursimin e tvsh-së | |
Përmirësimi i klimës së biznesit | |
Heqje e tvsh-së për produktet e shportës | |
5 fishim i subvencioneve në bujqësi | |
Heqja e akcizës për naften për peshkim | |
Ulje e tvsh-së për energjinë elektrike | |
Shëndetësi falas | |
Asnjë mungesë barnash në spitale | |
10 fishimim i mikrokredive për të rinjtë | |
Ndërtimi i Korridorit të Kaltër | |
Fillimi i ndërtimit të Rrugës së Arbrit | |
Ndërtimi i By Pass-eve të Fierit e Vlorës | |
Përfundimi i Rrugës së Elbasanit | |
Rilindje Urbane e shesheve të qyteteve | |
Përfundimi i procesit të legalizimeve | |
Dhënia e çertifikatave për pronësinë e tokës | |
Dhënia e të drejtës së votës për emigrantët | |
Fond Kombëtar për Shërbimet Sociale | |
Akses i plotë në dokumentacionin shtetëror | |
Goditja e monopoleve | |
Anullim i Llotarisë Kombëtare | |
Anullim i konçesionit të skanimit | |
Transparencë për çdo konçesion të dhënë | |
Depolitizimi i RTSH-së | |
Hapja e një stacioni televiziv për punimet e kuvendit |
