Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Din Abazaj iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen instuticionit të tij, për çdo lloj shkelje apo abuzimi nga ana e bluzave të bardha.
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në spitalin e Korçës, Abazi u shpreh se organi i akuzës duhet të jetë më bashkëpunues në evidentimin e këtyre rasteve. Ai tha se është Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë, është instiucioni kompetent i cili ka të drejtën e pezullimit apo e pushimit nga puna për mjekët të cilët nuk e ushtojnë siç duhet profesionin e tyre.
Duke folur mbi planin strategjik të Urdhërit të Mjekëve 2013-2017, Abazi tha se qëlllimi i këtij plani është rritja dhe fuqizimi i mëtejshëm i performancës së bluzave të bardha.
Plani strategjik i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë është miratuar nga Këshilli Kombëtar i këtij të fundit dhe konsiston në përgjegjësinë që mban ky insitucion për t’iu siguruar qytetarëve një shërbim sa më të mirë.
