Në përfundim të mbledhje së Kryesisë së PS-së, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një prononcim për mediat.
I pyetur nga gazetarët për shkarkimin e Ylli Manjanit, Veliaj është shprehur se nuk duhet harxhuar koha me telenovela të së shkuarës dhe se sipas tij, PS ka ndezur motorët për fitoren e zgjedhjeve. Sipas kryebashkiakut qeveria funksionon si një ekip, ku kapiten është Edi Rama.
“Unë e kuptoj urinë mediatike, por ato reforma dhe ato ndryshime, janë përgjigja më e mirë për çdo lloj qytetari. Ndaj them që harxhimi i kohës me telenovela të së shkuarës nuk i vlejnë askujt. Unë kam qenë në qeveri, dhe e di që funksionon si ekip. Dhe besoj se ekipi është më i rëndësishëm.Unë nuk jam anëtar i qeverisë, por në këtë ekip kapiten është Edi Rama. Dhe është kapiteni që vendos për ekipin dhe fatin e lojtarëve se kush qëndron dhe kush jo.” tha Veliaj.
Ndërkohë lidhur me koalicionin me LSI-në, Veliaj është shprehur se ky është një bashkëpunim strategjik që shkon përtej një mandati.
