MENU
thesari.com © 2001

Venecia zbyth PD-në dhe gjykatësit e korruptuar: Vetingu është OK! - Thesari

E Mërkurë 30 Nëntor, 2016
Venecia zbyth PD-në dhe gjykatësit e korruptuar: Vetingu është OK!

Venecia

Komisioni i Venecias bekon veting-un. Nëpërmjet një shkrese dërguar Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias është shprehur qartë dhe pa asnjë ekuivok se “të gjithë elementët e vetingut janë në rregull me kushtetutën”.

Ligji per Vetingun ishte çuar ne Venecia nga ana e Gjykates Kushtetuese, per te kerkuar nje “keshille miqesore”, siç quhet opinioni i Komisionit ne gjuhen juridike. Fakti qe Venecia i jep driten jeshille Vetingut, pritet te krijoje me ne fund kushtet e fillimit te zbatimit te reformes ne drejtesi, si dhe te frenoje planet e opozites dhe nje pjese te sistemit te drejtesise, per te vazhduar padite kunder paketes se reformes.

Veting-u dhe kundërvënia e PD

Përgjigje e Venecias rrëzon qartazi të gjitha pretendimet e PD-së, e cila ankimoi në Gjykatën Kushtetuese veting-un, me shpresën për të zhbërë Reformën në Drejtësi. Nga ana tjetër kjo përgjigje zbardh edhe arësyen se përse Basha kërkoi sot, në mënyrë tani dëshpëruese, që të dërgohet edhe një herë në Venecia veting-un me arsyetimin “se nuk është përkthyer saktë”.

Politikisht Basha në këto dy ditët e fundit ka diskretituar rëndë edhe Gjykatën Kushtetuese, duke dëshmuar se ajo Gjykatë kontrollohet nga PD. Një diskretitim ky për Kushtetuesen nga më të rëndit në 25 vitet fundit. Gjykata Kushtetuese vetëm heshti.

Ka qenë pikërisht PD dhe disa organizata gjyqtarësh të kontrolluara prej saj, ato të cilat dërguan në Kushtetuese ligjin e veting-ut, ligj i cili zhbën sistemin kriminalizues në drejtësi, i cili komandohet gjerësisht nga PD. Kjo është edhe arsyeja se përse PD iu kundërvua haptazi veting-ut. Nga ana tjetër palë politike në këtë proces u bë edhe Gjykata Kushtetuese, e cila pezulloi dhe më pas refuzoi të hiqte masën e pezullimit nga ligji i veting-ut. Gjykata Kushtetuese për opinion në Komisionin e Venecias ligjin për vetingun. Venecia është shprehur qartë se ligji nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Tani i mbetet Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e PD për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit për veting-un. Bllokimi i zbatimit të ligjit të vetingut nga PD dhe Gjykata Kushtetuese ka bllokuar edhe procesin e hapjes së negociatave midis Shqipërisë dhe BE.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?