MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Vlorë, Shpëtim Gjika merret i pandehur,falsifikoi leje ndërtimi - Thesari

E Dielë 27 Tetor, 2013
Vlorë, Shpëtim Gjika merret i pandehur,falsifikoi leje ndërtimi

shpetim-gjika-rama

VLORE -  Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetran në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”. 

Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp në orën  10: 15 minuta të ditës së sotme (27 tetor 2013)

Bëhet fjalë për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Vlorës dhe dërgimin në gjykatë të dosjes me 8 të pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.

Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, është dhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, pronarë trualli ku janë kryer ndërtimet e paligjshme.

GJIKA FALSIFIKOI DOKUMENTET
"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 
Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal. I kontaktuar nga gazetari Granit Sokolaj Shpëtim Gjika nuk pranoi të japë asnjë koment në lidhje me akuzën.

KUSH JANE NDERTIMET E PALIGJSHME 
Bëhet fjalë për ndërtimin e dy komplekseve banimi:
1-Kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë të ndërtuar në bulevardin qendror të Vlorës,në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat" në Skelë ku nuk lejohet ndërtimi. Pronarë të kompleksit janë  që janë marrë si të pandehur janë Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati  dhe Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."- tha Ballauri.

2- Godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."

Të pandehurit janë: 
Shpetim Gjika kryetar i bashkise Vlorë- akuzohet për "falsifikim dokumentave" të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

Eleni Dardhaj punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, akuzohet për "Falsifikim të dokumentave" të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

Mustafa Tartari, Artan Ferati Aleks Ahmataj, tre pronarët e 3 katëshit  akuzohen për “ndërtim të paligjshëm"të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.

Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj “falsifikimi i dokumentave” dhe “ndërtimi i paligjshëm" të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin edhe për disa raste ndërtimesh të tjera të paligjshme, ku dyshohet se janë të përfshirë subjekte të ndryshëm ndërtues dhe drejtues të zyrës së ALUIZNI-t të këtij qyteti.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?