MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Zana Xhuka katapulton në ILDKP, Shkëlqim Berishën, kamikazin e PD që kërcënonte me armë në fushatë - Thesari

E Shtunë 26 Tetor, 2013
Zana Xhuka katapulton në ILDKP, Shkëlqim Berishën, kamikazin e PD që kërcënonte me armë në fushatë

zana_xhuka_03

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kthehet përfundimisht në paradhomë të Partisë Demokratike. Ky institucion, i degraduar nën drejtimin e Zana Xhukës, është kthyer tashmë në një strehë për militantët dhe familjarët e Sali Berishës, të cilët shkarkohen nga poste të tjera në administratën publike, që nuk varen nga kreu i shtetit.

Drejtuesja e ILDKP, Zana Xhuka, ka emëruar në postin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të këtij institucioni një kamikaz të Partisë Demokratike, i cili kërcënonte me armë krerët e bashkive gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ai është Shkëlqim Berisha, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, që gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit, është akuzuar se ka kërcënuar me armë kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Shkëlqim Berisha mbante postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky personazh vegjetoi deri vonë në ministrinë e drejtuar nga Arben Imami, por me ardhjen e Mimi Kodhelit u largua. Ai njihet si njeri i afërt i Sali Berishës dhe ishte pjesë e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. E gjithë ngjarja ndodhi për vënien e flamujve të PD-së dhe PS-së në qytet. Shkëlqim Berisha njihet si i afërm i ish-kryeministrit Berisha. Ai është kthyer nga azili politik në vitin 2005 nga SHBA-ja dhe ishte emëruar në postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes. 

Ky është emërimi me skandaloz në një institucion të pavarur dhe i rëndësishëm siç është ILDK. Por nuk mund të pritej gjë tjetër nga Zana Xhuka, emërimi i secilës në këtë post është kundërshtuar hapur nga Partia Socialiste. Kryetarja e ILDKP, kohë më parë,  ka shkarkuar 4 drejtorë për të rezervuar vendet për njerëzit e PD. Edhe pse vetë zonja në fjalë nuk do ta ketë postin e sigurt pas reformës në drejtësi, ajo ka nisur “fushatën” e spastrimit të administratës për të hapur vende të reja pune. Kështu po vepron pra Zana Xhuka, ish-zv.ministre e Mbrojtjes, e zgjedhur në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga Partia Demokratike. Xhuka ka urdhëruar uljen e më pas shkarkimin nga detyra, të katër drejtuesve kryesor të administratës së institucionit që drejton prej janarit të këtij viti.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?