MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Bllokohen kamionët kontrabandë me krom dhe inerte - Thesari

E Mërkurë 06 Nëntor, 2013
Bllokohen kamionët kontrabandë me krom dhe inerte

kamion-me-krom

LEZHE -  Në vijim të operacionit të nisur nje dite me pare ne Lezhe, policia ka bllokuar sot 7 kamionë, nga të cilët 3 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me lëndë drusore, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugorë Rrëshen – Milot.

Vetëm dje u bllokuan në Qarkun e Lezhës 15 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte, për të cilët transportuesit nuk kishin dokumentacionin përkatës tatimor. Nga kontrolli i ushtruar ne aksin rrugor Milot-Laç, është bërë i mundur bllokimi i 19 kamionëve, nga të cilët 15 të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte. Shuma totale e ndaluar e mineralit të kromit, është mbi 500 ton, dhe kuptohet se evazioni fiskal është me miliona euro ditore, nga kjo veprimtari kriminale e mafias të kromit.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se materiali i ngarkuar me krom dhe inerte në këta kamionë, nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe shoqërohet me faturë të thjeshtë shoqërimi, ku nuk është shënuar sasia e mallit dhe as vlera e tij. Minerali u përket disa subjekteve të biznesit, të cilat operojnë në rrethet e Bulqizë dhe Dibrës. Por përveç mungesave në dokumentacionin tatimor, ndodh shpeshherë që automjetet të mbingarkohen dyfish, duke u bërë rrezik i madh për aksidente në rrugë, por edhe shkak për prishjen e rrugëve dhe të shtresës së asfaltit, duke  shkaktuar hapjen e gropave në mes të rrugës, të cilat  ato, paskëtaj, sjellin  pasoja mjaft dëmprurëse për gjithë sistemin rrugor. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim dokumentesh” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 180-25, dhe 190 të Kodit Penal.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?