MENU
thesari.com © 2001

Ekonomia drejt greminës. Financat e mbyllin vitin 2016 me 100 milion euro më pak - Thesari

E Mërkurë 25 Janar, 2017
Ekonomia drejt greminës. Financat e mbyllin vitin 2016 me 100 milion euro më pak

buxheti

Në krahasim me buxhetin fillestar të fillim vitit, mosrealizimi është rreth 14 miliardë lekë, ose rreth 100 milionë euro më pak, raporton sot revista Monitor.

Të ardhurat buxhetore për gjithë vitin 2016 arritën 404.8 miliardë lekë, me një rritje prej nominale prej 6.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave.

Duke pasur parasysh se inflacioni mesatar vjetor ka qenë gati 2% dhe rritja e pritshme ekonomike mbi 3%, rezulton se zgjerimi real i të ardhurave për vitin e kaluar ishte më pak se 2%.

Dhjetori ka sjellë dhe një përkeqësim të ndjeshëm në raport me planin e rishikuar. Mosrealizimi për gjithë vitin 2016 ishte 9.6 miliardë lekë, nga 5.4 miliardë lekë që kishte qenë për 11 mujorin (kujtojmë se buxheti u rishikua njëherë me ulje plani në shtator me rreth 4.1 miliardë lekë, çka e çon mosrealizimin me planin e fillim vitit në rreth gati 14 miliardë lekë-Plani fillestar i buxhetit në fillim të vitit ishte 418 miliardë lekë). Ky mosrealizim për vitin ka ardhur 5.8 miliardë lekë nga të ardhurat tatimore dhe 3.3 miliardë lekë nga ato jo tatimore, ndërsa të hyrat nga pushteti vendor kanë një tejkalim prej 450 milionë lekësh.

Vetëm në Dhjetor mosrealizimi ishte 4.2 miliardë lekë, pothuajse sa për gjithë periudhën janar-nëntor, kryesisht si rrjedhojë e e performancës së dobët të akcizës (-1.1 miliardë lekë), TVSH-së (-840 milionë lekë), ndihmave (-1.1 miliardë lekë).

Për gjithë vitin 2016, të ardhurat tatimore ishin rreth 370 miliardë lekë, me një rritje prej 8.1% me bazë vjetore, por ishin 5.8 miliardë lekë më pak se plani.

Zëri që vijon të performojë më dobët është ai i TVSH-së, që ndonëse është zgjeruar me 4.5% në 132 miliardë lekë, mbetet 6.2 miliardë lekë më pak se plani.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?