MENU
thesari.com © 2001

Rezulton e dështuar politika e taksave nga Bashkia Tiranë - Thesari

E Mërkurë 28 Dhjetor, 2016
Rezulton e dështuar politika e taksave nga Bashkia Tiranë

veliaj-c1200x600

I mbani mend taksat e rritura nga Bashkia Tiranë vjet dhe premtimet pompoze për të ardhura qe do të shkonin në arkën e Bashkisë? E pra, sot Bashkisë i mungojnë 30 milionë Euro në Buxhetin e saj..

Pas një mungese transparence për një kohë të gjatë në lidhje me realizimin e treguesve buxhetorë të Bashkisë Tiranë për vitin 2016, u desh mbledhja ku do të diskutohet Buxheti i vitit 2017 që Bashkia të nxirrte disa nga të dhënat e këtyre treguesve.

Dhe ajo që të bie menjëherë në sy është fakti që realizimi i të ardhurave krahasuar me planifikimin ishte në nivele gati-gati qesharake. Mosrealizimi shpeshherë tejkalon 2-fish sasinë e parave të mbledhura. Si në rastin e Taksës së Tabelës që është mbledhur vetëm 29% e sasisë së të ardhurave që u planifikuan të mblidheshin, apo rasti i Tarifës së Zënies së Hapësirës Publike që u realizua vetem 31%, etj..

Kjo në fakt është një situate shqetësuese, po të kemi parasysh stresin social që shkaktoi vjet shtrenjtimi i jetës së qytetarëve dhe bizneseve, si pasojë e taksave të rritura në mënyrë aspak racionale nga ana e drejtuesve të Bashkisë. Stres që kulmoi me protestat e bizneseve të shërbimeve përpara Bashkisë. Pra dhe qytetarët u stresuan dhe u keqtrajtuan ekonomikisht dhe lekët nuk përfunduan në xhepin e shtetit.

Po çfarë ndodhi që parashikimi i të ardhurave buxhetore të ishtë kaq jashtë trajektores fare?

Kjo në fakt është vetem fotografia e pasojës së një dështimi të paralajmëruar. Qëkur Bashkia bëri vjet publik Buxhetin dhe Paketën fiskale, ku pati një rritje të taksave dhe tarifave pothuaj në të gjithë spektrin ku Bashkia ka rrol vendimmarrës –nga 2 deri në 10-fish- të gjithë ekspertët paralajmëruan që objektivat fiskalë ishin jo-racionalë dhe Bashkia do të dështonte në realizimin e të ardhurave. Të gjithë e pranuan këtë fakt, përveç Kryetarit të Bashkisë, i cili madje vuri dhe bast që realizimi do të ishte në masën 100%.

Por ekspertët nuk paralajmëruan vetëm këtë. Ata parashikuan madje që taksat/tarifat që do të kishin masën më të madhe të mosrealizimit do të ishin ato që kishin pësuar rritjen më të madhe. Dhe sot fakti e tregon që ekspertët kanë pasur të drejtë. Tarifa për zënien e hapësirës publike, Taksa e fjetjes në hotel, Taksa e tabelës janë ato që kanë pasur mosrealizimin më të madh. Dhe ishin pikërisht këto taksa që patën dhe rritjen më të fortë vitin që shkoi.

Përse mosrealizimin më të madh e patën pikërisht ato taksa/tarifa që u rritën?

Për të kuptuar përsenë, fillimisht duhet të kuptojmë që rritja e taksave në mënyrë jo-racionale që u bë vjet, pati dy reflektime që ndikuan në mosrealizim.

E para u rrit pafundësisht korrupsioni. Taksat e rritura në këtë mënyrë stimulojnë fort korrupsionin, madje nganjëherë bëhen kastile të tilla pikërisht për të stimuluar korrupsionin. Në rastin tonë shumë individë do të zgjedhin të bëjnë një kompromis me policin/inspetorin e Bashkisë, më mire se të paguajnë tarifën e shtrenjtë. Kjo gjë ka ndodhur ashiqar me dy taksat që patën mosrealizimin më të madh, taksa e tabelës dhe tarifa e hapësirës publike. Lekët në vend të shkojnë në arkën e Bashkisë shkojnë në xhepat e bashkiakut.

E dyta shumë biznese të tjera të cilat nuk i përballonin taksat e rritura dhe që nuk zgjidhnin të bënin korrupsion, të kenë mbyllur biznesin. Dhe kjo gje u evidentua dhe ne raportin 9-mujor të INSTAT, ku u reklamua fakti që rreth 3.000 biznese të vogla u mbyllen në Tiranë vetëm në këtë periudhe dhe disa mijëra të tjera ishin në process mbylljeje. Natysisht që bizneset e vogla, pas heqjes se Tatim Fitimit, problemin kryesor kishin taksat e Bashkisë dhe patjetëer që ato kanë luajtur një rrol në vendimin e tyre për mbyllje.

Të dyja këto arsye kanë qënë faktori kryesor që kanë çuar në një mosrealizim të këtyre përmasave. Dhe këto të gjitha u paralajmëruan.

Paketa fiskale e Bashkisë dhe në përgjithësi të gjitha vendimet ekonomike që ka ndërmarrë Bashkia për vitin 2016 kanë qënë një litar që shtrengohej në fytin e brishtë të qytetarit dhe biznesit të vogël të qytetit. Fakti që në fund, pas gjithë këtyre sakrificave që qytetarët kanë bërë për të paguar gjithë fantazitë fiskale të Kryetarit dhe para-profesionistëve të Bashkisë, shikojnë që lekët që duhet të ishin në arkën e Bashkisë, nuk janë aty po kushedi në çfarë xhepi kanë përfunduar, kjo pastaj është revoltuese deri në mallkim.

Sot mungojnë mbi 30 milionë Euro në buxhetin e Bashkisë dhe i akuzuari kryesor është Krytari i Bashkisë, i cili ndërtoi një koncept të tillë fiskal që i detyron qytetarët ose të falimentojnë ose të bëjnë korrupsion. Natyrisht kjo e dyta i intereson Kryetarit të Bashkisë, pasi pjesa më e madhe e këtij korrupsioni shkojnë direct në xhepin e tij. Dhe ai ka treguar dhe tregon dita-ditës që kur vjen pun ate lekët dhe korrupsioni, shokët i ka të rrallë.

fb/thurje

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?