Një efektiv policie i qarkullimit rrugor u sulmua mbrëmjen e djeshme nga një drejtues mjeti. Ngjarja ndodhi pranë Librit Universitar. Mësohet se polici rrugor ndaloi drejtuesin dhe po pregatiste gjobën, pasi ky i fundit nuk respektoi semaforin dhe tentoi të kalonte kryqëzimin edhe pse drita ishte e kuqe.
Mirëpo drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Eniel Arapo, zyrtar i Drejtorisë së Higjienës në Tiranë, nuk ishte dakort me gjobën dhe për këtë arsye e kap për fyti policin, dhe pasi e godet i merr radion dhe ja përplas në tokë dhe pasi e shau mirë e mirë pa ju dredhur qerpiku, hipën i qetë në makinë, të cilën e kishte ndaluar mu në mes të rrugës, dhe vazhdon rrugën e tij.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së rendit, të cilët më pas bënë të mundur edhe arrestimin e zyrtarit "gangster".
