MENU
thesari.com © 2001

Do paguajm 5 euro për kalim. Rruga e Kombit jepet me koncesion 300 milionë euro - Thesari

E Enjte 15 Dhjetor, 2016
Do paguajm 5 euro për kalim. Rruga e Kombit jepet me koncesion 300 milionë euro

rruga-e-Kombit

Shqiptarët që do të kalojnë në këtë rrugë do të detyrohet të paguajnë 5 euro për kalim ndërsa buxheti i shtetit do t'i japë kompanisë menaxhuese edhe 65 milionë euro të tjera.

Qeveria shqiptare miratoi kontratën e koncesionit të Rrugës Milot – Morinë, me konsorciumin e kompanive “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”, një koncesion që pritet t’i kushtojë shqiptarëve mbi 300 milionë euro në 30 vitet e ardhëshme. Njoftimi i qeverisë u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ndërsa kontrata nuk është publike.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania koncesionare premton të investojë për përfundimin e disa segmenteve të rrugës si dhe për mirëmbajtjen e saj në këmbim të një pagese vjetore për rreth 13 vjet prej 5 milionë eurosh në vit. Gjithashtu, trafiku aktual i rrugës prej 4,200 mjetesh në ditë pritet t’i japë kompanisë koncesionare prej mbi 6 milionë euro në vit ndërkohë që rritja e trafikut përgjatë dekadave të ardhshme pritet të japë të ardhura shtesë për kompaninë.

Kontrata koncesionare iu dha fillimisht një konsorciumi tjetër, por Komisioni i Prokurimit Publik vendosi shfuqizimin e vendimit të shpalljes fitues dhe nxori fitues konsorciumin aktual.

Vendimi për dhënien me koncesion dhe vendosjen e pagesës mbi autostradën Milot – Morinë ka shkaktuar disa protesta nga banorët e zonës së Kukësit, të cilët i frikësohen dyfishimit të kostos së udhëtimit drejt Tiranës.

Rruga Milot – Morinë nisi të ndërtohet në vitin 2007 pas një tenderi të shumëdebatuar. Kostoja totale e rrugës vlerësohet në mbi 1 miliardë euro, dy herë më shumë nga sa qe planifikuar fillimisht. Megjithëse janë shpenzuar mbi 1 miliardë euro, një pjesë e rrugës, veçanërisht një numër urash në segmentin Kukës – Morinë kanë mbetur të papërfunduara për shkak të mungesës së parave.

Ky është një nga shumë koncesione që qeveria aktuale ka miratuar dhe që përfshijnë pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Qeveria ka nënshkruar apo pritet të nënshkrojë kontrata koncesionare me vlerë 65. miliardë lekë. Bashkë me koncesionin e rrugës së Kombit, kostoja e këtyre koncesioneve mbi buxhetin e shtetit pritet të arrijë në mbi 73 miliardë lekë

/reporter.al/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?