E Enjte 21 Nëntor, 2013
Fushë Krujë, gjendet e vdekur 18-vjeçarja
FUSHE KRUJE - Sot në mëngjes rreth orës 07:00 buzë një kanali pranë fshatit Bilaj të Fushë Krujës është gjetur trupi i pajetë i një 18 vjeçareje.
Policia thotë se viktima është Enkelejda Mëhilli, 18 vjeçe.
Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka gjetur vdekjen nga përplasja e një makine, pranë shtëpisë së saj, ndërkohë që familjarët hedhin dyshimet për një vrasje në tentativë për grabitje meqë vajza e re punonte në një fabrikë këpucësh dhe dje kishte marrë rrogën. Trupi i saj u gjet nga i ati. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
1609
0
5293
0
3259
0
3212
0
4173
0
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?