MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Google dëshiron që njerëzit të jetojnë 170 vjet - Thesari

E Premte 08 Nëntor, 2013
Google dëshiron që njerëzit të jetojnë 170 vjet

google-calico

Përveç projekteve ambicioze sikurse makinat pa vozitës dhe syzeve të mençura Google Glass apo Project Loon, gjiganti amerikan i teknologjisë - Google është duke punuar edhe në një projekt tjetër të rëndësishëm të cilin ajo e ka emërtuar California Life Company, apo shkurt Calico, dhe me këtë projekt Google synon që ta zgjasë jetëgjatësinë e njerëzve prej 20 deri në 100 vjet.

Sado e pamundur që kjo ide mund të tingëllojë, dihet se përgjatë shekullit të kaluar jeta e njeriut është shtuar për 20 vjet mesatarisht.

Disa kërkime tjera të rëndësishme gjatë viteve, janë munduar të arrijnë në rezultate të ngjashme, duke përfshirë edhe krimbat që i ndajnë qelizat embrionale nga plakja, dhe gjetjet tjera të rëndësishme shkencore duket se mund të na mbrojnë kundër sëmundjeve të lidhura me plakjen dhe mund të prodhohen si një ilaç i fuqishëm sintetik.

Mirëpo, shumica e iniciativave të ngjashme me Elixir Pharmaceuticals, Sirtris Pharma apo Halcyon Molecular, të cilat kanë pasur qëllim zgjatjen e jetës së njeriut janë shuar, kryesisht për shkak të pamundësisë për të gjeneruar profit.

Por me sa duket Google është kompania e cila nuk do të heq dorë lehtë, kur dihet se industria është rreth 1.6 miliardë dollarë, dhe produktet të cilat e luftojnë plakjen janë rezistente ndaj krizave ekonomike, dhe mendohet se gjithnjë kanë treg dhe kërkesë.

Drejtori i Google, Larry Page ka thënë se synimi i këtij projekti nuk është që ta luftojë një simptomë që çon në vdekje, por sëmundjen e plakjes në veçanti. Mmësohet se Google nuk do të jetë kompania që do ta udhëheq projektin Calico, por që do të jetë mbështetësi kryesor i idesë, dhe për zhvillimin e saj do të jap shumë para.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?