TIRANE - Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto ka dekalaruar sot gjate nje komunikimi me median, se qeveria eshte e vendosur per te hapur tregun e aviacionit civil ndaj operatoreve te tjere.
“Shpreh vendosmërinë e qeverisë për ta hapur tregun e aviacionit ndaj operatorëve të tjerë në përputhje me ligjin dhe direktivat e BE që qytetarëve tu ofrohet shërbim cilësor dhe me kosto të ulët”- tha Haxhinasto.
Lidhur me problemin e krijuar me kompanine Belle Air, Haxhinasto ka thene se situata eshte pasoje e keqmenaxhimit nga ana e kompanine, nderkohe qe vendimi ka qene i papritur dhe ne dem te klienteve.
Sipas Haxhinastos, situata është krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga kompania “Belle Air”.
“Nuk ka bllokim të llogarive. Ajo që ka ndodhur është situatë e krijuar nga keqmenaxhimi i kompanisë, mungesa e theksuar e transparencës dhe mos plotësimi i detyrimeve. Ndonëse është një situatë e privilegjuar duke kontrolluar 50 % të tregut të fluturimeve, Belle Air ka një detyrim të hershëm. Pavarësisht prej kësaj janë bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet qytetarëve”- ka thene ai.
