MENU
thesari.com © 2001

Humb jetën deputeti Sokol Olldashi, aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë - Thesari

E Mërkurë 20 Nëntor, 2013
Humb jetën deputeti Sokol Olldashi, aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë

olldash1

Aksidentohet per vdekje deputeti demokrat Sokol Olldashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, ku për shkak të reshjeve të shiut, automjeti me targa AA 003 HN me të cilin udhëtonte zoti Olldashi së bashku me një tjetër person ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Njofimet e fundit tregojnë se Olldashi ka qënë vet në timon.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe personi tjetër. Dy ambulanca dhe forcat e policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që priten të tjera informacione në vijim. 

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Më vonë kanë mbërritur në vendngjarje edhe Sali Berisha, Flamur Ndoka, Gramoz Ruçi dhe shumë deputetë të tjerë të PD, PS dhe forcave të tjera politike.

UPDATE 1: 11:00 - Konfirmohet se z.Olldashi ka mbijetuar vetëm disa minuta mbas aksidentit. Makina ka rënë nga një lartësi prej disa metrash dhe është përplasur e rrotulluar gjatë rënjes.

UPDATE 2: 12:00 - Konfirmohet se edhe personi tjetër që udhëtonte me Olldashin ka humbur jetën. 

UPDATE 3: 00:30 - Nga Raporti Zyrtar i Policisë konfirmohet se nuk ka pasur njëri tjetër në makinë me Olldashin në momentin e aksidentit dhe për rrjedhojë viktima e vetme e këtij aksidenti ka qënë vetëm Sokol Olldashi.

Sokol Olldashi ishte vetëm 40 vjeç dhe për pak ditë mbushte 41.

Sokol Olldashi

Datëlindja: 17.12.1972

Edukimi:

1995- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

2004- Kolegji i Mbrojtjes pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar).

Diplomuar me “Medalje të Artë” – shkolla e mesme e përgjithshme “Naim Frashëri”, Durrës.

 

Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Jurist

1999-2001: Kryeredaktor në Televizionin ATN1

1995-1999: Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”

1994-1996: Reporter pranë ATSH-së.

 

Veprimtaria politike:

2002: Kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

maj 2005 – maj 2009: Kryetar i PD-së së Tiranës.

2001-2005: Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores.

Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme.

Kryetar i Komisionit Hetimor për shqyrtimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës si dhe zbatimin e ligjshmërisë për zhvillimin urbanistik në Tiranë.

2005-2007: Ministër i Brendshëm

2007-Shtator 2013: Ministër i Punëve Publike dhe Transportit.

Zgjedhur në:

Zgjedhur në legjislaturat: V, VI, VII, VIII.

Qarku: Durrës

Grupi dhe Komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar: PD

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar. Komisioni për Çështjet Ligjore, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?