MENU
thesari.com © 2001

Lajm i hidhur: SHQIPËRIA U REFUZUA!!! BE: Çelen negociatat me Serbinë menjëherë. - Thesari

E Martë 17 Dhjetor, 2013
Lajm i hidhur: SHQIPËRIA U REFUZUA!!! BE: Çelen negociatat me Serbinë menjëherë.

eu-flags

Brukseli refuzon edhe një herë Shqipërinë, nuk jep statusin për BE.

Këshilli i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, vendosën që negociatat për anëtarësim me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit 2014. Ndonëse 21 janari është përmendur si datë e mundshme, ajo pritet që përfundimisht të caktohet nga kryesuesja e radhës e BE-së, Greqia e cila merr përsipër këtë detyrë nga një janari. Vendimi i cili duhet të miratohet nga Këshilli Evropian në takimin e 19 dhe 20 dhjetorit, pasoi raportimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila e ka cilësuar mbresëlënës përparimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke bërë thirrje për hapjen e negociatave për anëtarësim të kësaj të fundit. Në përfundimet e takimit, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian që citon VOA, kërkohet nga Prishtina dhe Beogradi që të lidhin “një marrëveshje ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, para se Serbia të bëhet anëtare e Bashkimin Evropian”. Ministrat e jashtëm që diskutuan procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështetën edhe hapjen tashmë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Bisedimet me Serbinë ishin ato që siguruan fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit që pritet të përmbyllen në pranverën e vitit që po vjen, me plane që marrëveshja të nënshkruhet në fillim të verës së ardhshme. Serbia e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, u angazhua në procesin e bisedimeve që i siguruan fillimisht rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e tashmë edhe fillimi formal të tyre muajin që vjen.

Mendimi juaj
14 Dhjetor, 2016 16:41 UTC
agim
keshilli europes po korigjon gabimet me qeverine e shqiperise prandaj refuzoi bashkepunimin,
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?