E Premte 14 Tetor, 2016
Pas raportit për hashashin nuk qëndron Guardia Di Finanza, por vetë policia
Pas raportit të Policisë së Shtetit për shkatërrimin e parcelave me hashash nuk qëndron Guardia Di Finanza, por ato hartohen nga vetë policia. Ky është shpjegimi i bërë nga kolonel Stefano Catorci nga shtabi i Guardia Di Finanza në Itali. Funksionari i lartë i bëri të ditur Tema TV se deklaratat e konferencës së shtypit për rezultatet e operacionit të Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare për monitorimin nga ajri të parcelave me mariuanë, janë përpiluar nga pala shqiptare.
Disa ditë para bisedës me kolonelin, Guardia Di Finanza dërgoi me e-mail faqet e gazetave shqiptare që flisnin për këtë konferencë. "Kjo është ajo që dimë. I gjithë komunikimi është bërë nga pala shqiptare", tha koloneli në bisedën telefonike.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
3169
0
1455
0
1496
0
2317
0
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?