MENU
thesari.com © 2001

Shkencëtarët sugjerojnë se kjo gjë e shpifur ju ndihmon të keni një shëndet të mirë! A do ta bënit? - Thesari

E Hënë 08 Maj, 2017
Shkencëtarët sugjerojnë se kjo gjë e shpifur ju ndihmon të keni një shëndet të mirë! A do ta bënit?

topthat-e-hundes

Shkencëtarët sugjerojnë se zakoni i keq që nuk ju linin ta bënit kur ishit fëmijë, është në të vërtetë i dobishëm për një shëndet të mirë.

Kërkimet e reja kanë zbuluar se të hash topthat e hundës mund ti sjelli shumë të mira shëndetit tuaj.

Shkencëtarë nga një numër universitetesh prestigjioze, përfshirë Harvardin dhe MIT, thonë tani se prindërit nuk duhet të dekurajojnë fëmijët e tyre nga pickimi i hundëve.

Ata pretendojnë se përdorimi i topthave mund të jetë i mirë për dhëmbët, si dhe shëndetin e përgjithshëm, pasi ato janë të mbushura me një "rezervuar të pasur të baktereve të mira".

Sipas kërkimit, botuar në revistën e Shoqërisë Amerikane për Mikrobiologji, topthat jo vetëm që mund të mbajne bakteret që mos ti ngjiten dhëmbëve duke i ruajtur ato të shëndetshme - por gjithashtu mund të ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë kundër infeksioneve të frymëmarrjes, ulçerave të stomakut dhe HIV.

Shkencëtarët tani janë në procesin e krijimit të një paste dhëmbësh sintetike dhe çamçakëzit të mukusit, në një përpjekje për të rikrijuar përfitimet e pabesueshme të topthave.

Original: nypost.com

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?