TIRANE - Vetëdorëzohet në polici shtetasi Fehmi Brahja, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij mbrëmjen e djeshme në Sauk të Vjetër të Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Brahja ku viktima është Adivie Brahja, mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër.
Policia ka bërë me dije se krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke mes çiftit pasi burri ishte kthyer i dehur në shtëpi.
Nga rezultatet e para mjeko-ligjore dyshohet se viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut nga bashkëshorti i saj.
Ekspertiza ka saktësuar se bashkëshorti e ka lidhur viktimën më parë në qafë me këllëfin e jastëkut dhe më pas e ka shtrënguar deri sa gruaja ka gjetur vdekjen.
Familja e të arrestuarit për ngjarjen pretendon se gruaja ka pasur probleme shëndetësore.
Krimi ka goditur sërish, këtë herë një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas është vetëdorëzuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhurnë kryeqytet ku burime nga policia e Tiranës kanë konfirmuar se tragjedia ka ndodhur në orën 1 të mesnatës së sotme.
Sipas burimeve të policisë, ende mbeten të paqarta shkaqet e vrasjes, por mësohet se pas këtij akti të rëndë, burri është vetëdorëzuar në polici.
