Ekstrakt nga fjala e President Trump në ceremoninë e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë.
"Ceremonia e sotme ka domethënie të veçantë. Sot ne nuk jemi duke kaluar pushtetin nga një parti në tjetrën. Sot po e transferojme pushtetin nga Uashingtoni, duke ia dhënë atë ju - popullit. Për një kohë të gjatë, një grup i vogël në pushtet ka korrur shpërblimet e qeverisjes, ndërsa njerëzit kanë përballuar koston duke paguar faturën."
"Njerëzit nuk kanë qënë pjesë në ndarjen e kësaj pasurie që i takonte. Politikanët pasuroheshin ndërkohë që puna ikte dhe fabrikat mbylleshin. Establishmenti punonte vetëm për vete dhe mbronte vetveten, por jo qytetarët. Fitoret e tyre nuk ishin fitoret tuaja. Triumfi i tyre nuk ishte triumfi juaj. Dhe, ndërsa ata festonin pushtetin, familjet në gjithë vendin nuk kishin shumë për të festuar."
"E gjitha kjo, mbaron sot këtu, tani. Ky moment është momenti juaj. Ajo ju takon juve."
