MENU
Thesari.com © 2001 - 2021

Ç'ndodh në trupin tënd kur pi një kanaçe Coca-Cola. - Thesari

E Dielë 04 Prill, 2021
Ç'ndodh në trupin tënd kur pi një kanaçe Coca-Cola.

coca-cola-cups

Po të shikoni në internet faqen zyrtare të kompanisë Coca-Cola do lexoni:
The Coca-Cola Company: Refresh the World. Make a Difference.
Që në shqip përkthehet: Rifresko botën. Bëj diferencën.

Por le të shohim së bashku se për çfarë rifreskimi flasin dhe çfarë ndryshimi duhet bërë.

Po hapim një kanaçe të vogël Coca-Cola dhe po e kthejmë me mendimin për tu rifreskuar. Por a rifreskohemi vërtet, apo me trupin tonë ndodh diçka tjetër që duhet thënë dhe duhet të ndryshojë  patjetër (nëse jo nga ata, atëhere nga vet ne konsumatorët).

Pasi kemi pirë vetëm një kanaçe Coca Cola ndodh që:

Në 10 minutat e para:
10 lugë çaji me sheqer godasin sistemin tuaj (100 përqind e konsumit të rekomanduar ditor). Ju nuk villni menjëherë nga ëmbëlsia dërrmuese sepse acidi fosforik që kanë futur brënda saj zbut aromën e sheqerit për te penguar velitjen e menjehershme dhe kjo mashtron sistemin për mos ta nxjerrë.

20 minuta:
Sheqeri juaj në gjak rritet, duke shkaktuar një shpërthim insuline. Mëlçia juaj përgjigjet menjëherë duke e shndërruar në dhjam çdo sasi sheqeri që sapo morrët (dhe në këtë moment keni me tepricë).

40 minuta:
Kompletohet përthithja e kafeinës në mënyrë të plotë. Bebet e syrit tuaj zmadhohen, tensioni juaj rritet, nga reagimi i mëlçisë e cila hedh më shumë sheqer në qarkullimin e gjakut tuaj. Receptorët e adenozinës në trurin tuaj tani janë bllokuar duke parandaluar përgjumjen.

45 minuta:
Trupi juaj rrit prodhimin e dopaminës duke stimuluar qendrat e kënaqësisë së trurit. Për dijeni, kjo është fiks e njëjta mënyrë me të cilën vepron edhe heroina.

60 minuta:
Acidi fosforik lidh kalciumin, magnezin dhe zinkun në zorrën tuaj të poshtme, duke nxitur akoma më shumë metabolizmin. Kjo, e kombinuar me dozat e larta të sheqerit dhe të ëmbëlsuesve artificial, rrit sekretimin urinar të kalciumit.

Mbi 60 minuta: 
Karakteristikat diuretike të kafeinës hyjnë në lojë. Kjo të bën të shkosh të urinosh. Këtë moment ju do zbrazni me anë të urines kalciumin, magnezin dhe zinkun e lidhur që ishin ishin nisur të arrinin për tek kockat tuaja, si dhe natriumin, elektrolitin dhe ujin. Ndërsa furia brenda jush vdes, ju do filloni të keni një luftë të brendëshme nga sheqeri. Ju mund të bëheni nervoz dhe/ose të plogësht. Gjithashtu në këtë çast ju keni nxjerrë jashte me urinën të gjithe ujin (100%) që ndodhej brenda kanaçes së Coca-Colës. Dhe kjo pa i dhënë asnjë mundësi ujit të shkojë me lëndët ushqyese të vlefshme që trupi juaj mund ti përdorte për gjëra të vlefshme si hidratimi i sistemit tuaj apo për forcimin e kockave apo për dhëmbë më të fortë.

Dhe më sipër folëm vetëm për një kanaçe Coca-Cola, e cila ka brenda saj vetëm 10 lugë çaji me sheqer. Mendoni pak se ç'mund ti bëj trupit tuaj një gotë e mesme me Coca-Cola nga ato prej kartoni (si në figurë) të cilen e gjeni në lokalet fast-food. Ajo përmban një sasi sheqeri të barabartë me 23 bustina nga ato që gjeni në çdo kafene. Dhe kjo ështe vetëm gota e mesme. Por ka dhe gota të medha.

Si përfundim, po ju vrasin me ndihmën tuaj, me kënaqësinë tuaj, me paratë tuaja.
Mbroni fëmijët dhe veten.
MOS PINI NE ASNJE MENYRE COCA-COLA.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?