Si përfshihet Forumi Ekonomik Botëror i Davosit në pandeminë e koronavirusit?
Forumi Ekonomik Botëror i Davosit (WEF) është një forum i avancuar për qeveritë, korporatat globale dhe sipërmarrësit ndërkombëtarë. Themeluar në vitin 1971 nga inxhinieri dhe ekonomisti Klaus Schwab, WEF e përshkruan misionin e vet si "formimi e axhendave globale, rajonale dhe industriale" dhe "përmirësimi i situatës në botë". Sipas faqes zyrtare në internet "integriteti moral dhe intelektual është në zemër të gjithçkaje që ajo bën".
WEF është përfshirë në pandeminë e koronavirusit në disa mënyra.
Së pari, WEF së bashku me Fondacionin Gates ishte sponsor i stërvitjes paraprake simuluese të pandemisë "Event 201", të mbajtur në New York City më 18 tetor 2019 - në të njëjtën ditë me hapjen e Lojërave Botërore Ushtarake Wuhan, parë nga disa si "pika e nisjes" të pandemisë globale. Vetë Kina ka argumentuar se jane atletët ushtarakë amerikanë që mund ta kenë sjellë virusin në Wuhan.
Së dyti, WEF ka qenë propozuesi kryesor i sistemeve dixhitale të identitetit biometrik, me argumentin se ato do t'i bëjnë shoqëritë dhe industritë më efikase, më produktive dhe më të sigurta. Në korrik 2019, WEF filloi një projekt për të "formuar të ardhmen e udhëtimit me menaxhimin e identitetit dixhital të udhëtarëve të mundësuar nga biometria". Për më tepër, WEF bashkëpunon me aleancën ID2020, e cila financohet nga fondacionet Gates dhe Rockefeller dhe drejton një program për "sigurimin e ID dixhitale me vaksina". Në veçanti, ID2020 e sheh vaksinimin e fëmijëve si "një pikë nisje për identitetin dixhital".
Së treti, themeluesi i WEF Klaus Schwab është autori i librit "COVID-19: Rifillimi i Madh" botuar në korrik 2020, i cili argumenton se pandemia e koronavirusit mund dhe duhet të përdoret për një "rifillim ekonomik, shoqëror, gjeopolitik, mjedisor dhe teknologjik" , duke përfshirë, në veçanti, avancimin drejt qeverisjes globale, përshpejtimin e transformimit dixhital dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.
Së fundi, WEF ka drejtuar, që nga viti 1993, një program të quajtur "Liderat Global për Nesër", i riemëruar, në 2004, si "Liderat e Rinj Global". Ky program synon identifikimin, përzgjedhjen dhe promovimin e liderëve të ardhshëm globalë si në biznes ashtu edhe në politikë. Në të vërtetë, shumë "Lider të Rinj Global" kanë arritur më vonë të bëhen Presidentë, Kryeministra ose CEO.
Gjatë pandemisë së koronavirusit, Lider Global të ndryshëm të WEF dhe Krijues Global (një program rinor per Lidera Global) kanë luajtur role të spikatura, zakonisht duke promovuar strategji zero-covid, mbyllje, mandate maskash dhe mandate vaksinash. Kjo mund të ketë qenë një përpjekje (kryesisht e dështuar) për të mbrojtur shëndetin publik dhe ekonominë, ose mund të ketë qenë një përpjekje për të çuar përpara agjendën e transformimit global të përshkruar më sipër, ose ndoshta të dyja.
Në këtë aspekt, disa Lidera të Rinj të shquar përfshijnë Jeffrey Zients (Koordinatori i Reagimit të Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA), Stéphane Bancel (CEO i Moderna), Jeremy Howard (themelues i grupit influencial lobues "Maska për të gjithë"), Leana Wen (analist mjekësor zero-kovid i CNN), Eric Feigl-Ding (personalitet zero-kovid në Twitter), Gavin Newsom (Guvernatori i Kalifornisë, i zgjedhur në 2005), Devi Sridhar (profesor britanik zero-kovid), Jacinda Ardern (Kryeministre e Zelandës së Re), Presidenti Francez Emanuel Macron (i piketuar një vit para zgjedhjes së tij në 2017), Kancelari Austriak Sebastian Kurz, Kancelarja Gjermane Angela Merkel (piketuar në 1993) dhe Ministri Gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.
Për të parë një pasqyrë të plotë të anëtarëve të tyre, shihni Liderët Global për Nesër dhe Liderat e Rinj Global në WikiSpooks (një Wiki që fokusohet në strukturat e fshehta të pushtetit) si dhe faqen zyrtare të internetit të Liderave të Rinj Global.
Si përfundim, Forumi Ekonomik Botëror i Davosit në të vërtetë është i përfshirë në menaxhimin strategjik të pandemisë koronavirus, me një theks të madh në përdorimin e pandemisë si një katalizator për transformimin dixhital të shoqërise dhe futjen në shkallë globale të sistemeve të identitetit dixhital.